Drejtor i Sektorit të Thesarit
Data e publikimit
02-02-2024
Data e perfundimit
15-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:
Drejtor i Sektorit të Thesarit ( një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik;
- Obligohet të ketë së paku 5 vjet përvojë pune në shërbimet bankare;
- Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar dhe t’i ketë 3 vjet përvojë pune në pozita udhëheqëse;
- Aftësi të mira të komunikimit, ndër-personale dhe të menaxhimit;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Menaxhon operacionet e thesarit në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës, rregullativën e Bankës Qendrore si rregullat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
- Siguron menaxhimin e duhur të Mjeteve dhe Detyrimeve (ALM) të Bankës, menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit dhe të normës së interesit dhe përgatitjen e projeksioneve të ndryshme
- Menaxhon likuiditetin e Bankës dhe investimin e tepricës se likuiditetit në tregje financiare;
- Përgjegjës për të shqyrtuar ankandet e letrave me vlerë në vend dhe investimet në tregje ndërkombëtare për investim të tepricës së likuiditetit;
- Përgjegjës për të mirëmbajtur limitet e përcaktuara për investime në letra me vlerë dhe limitet për investime në Kosovë të përcaktuara nga NLB d.d;
- Përgjegjës për të përgatit propozimet për limite në bankat korrespodente;
- Përgjegjës për të mirëmbajtur mjetet likuide sipas limiteve të përcaktuara nga rregullatori dhe NLB d.d.
- Përgjegjës për të respektuar dhe raportuar lidhur me “Standardet Minimale për Tregjet Financiare”;
- Udhëheq marrëdhëniet me Bankat korrespondente dhe institucionet e jashtme në tregjet financiare;
- Udhëheq Komisionet dhe Komitetet që kanë të bëjnë me Thesarin dhe me Politikën e Çmimeve;
- Raporton në Komitetin e menaxhimit të mjeteve dhe detyrimeve në nivel të Bankës (ALCO) dhe Grupit;
- Përpilon dhe kontrollon zbatimin e planit vjetor të biznesit për Sektorin;
- Pjesëmarrje aktive në përgatitjen e buxhetit vjetor dhe Strategjisë në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe detyrimeve të Bankës;
- Harton politikat dhe procedurat për punët e Sektorit dhe jep propozime për produkte dhe zhvillime të reja;
- Përgatit, kontrollon dhe miraton raporte të rregullta të brendshme dhe të jashtme;
- Është përgjegjës për ligjshmëri dhe saktësi për punët dhe detyrat qe kryhen ne kuadër të Sektorit;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës që i jepen nga Bordi Udhëheqës i Bankës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më datën 11 shkurt 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.