www.ofertapune.net Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës | PunaIme

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Kompania

Ministria e Puneve te Brendshme dhe Administratës Publike

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23/11/2020

Data e perfundimit

02-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

K O N K U R S 

Titulli i postit: Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës 

Referenca:

  • MPB-DP/01 

Kohëzgjatja:

  • Pesë (5) vjeçare,  me mundësi të vazhdimit pas çdo pesë (5) vjetëve nga autoriteti që e emëron. 

Vendi i punës:

  • Prishtinë 

Raportimi:

  • Drejtori i Përgjithshëm i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për administrimin dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës. 

Niveli i pagës:

  • Sipas ligjit në fuqi 

Orari i punës: 

  • I plotë

Përgjegjësi për Menaxhim ekzekutiv:

  • Po

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës është përgjegjës që të udhëheqë, të kontrollojë dhe të mbikëqyrë Policinë e Kosovës, të menaxhojë dhe të shpërndajë buxhetin e policisë në përputhje me objektivat dhe qëllimet strategjike të përcaktuara nga Ministri i MPB-së; 
  • Siguron zbatimin e politikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Policinë e Kosovës; 
  • Ofron këshilla të paanshme profesionale për çështjet administrative për Ministrin, si dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me Policinë e Republikës së Kosovës; 
  • Struktura e brendshme organizative e Policisë së Republikës së Kosovës, propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe aprovohet nga ministri i MPB-së; 
  • Me miratimin e ministrit të MPB-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës mund të themelojë njësi policore të përkohshme për të kryer detyra të veçanta; 
  • I ofron Ministrit informata dhe raporte për Policinë e Kosovës sipas mënyrës se përcaktuar me ligj; 
  • Zbaton politika jo diskriminuese për stafin e Policisë, përfshirë përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet dhe siguron përfaqësim shumetnik të personelit; 
  • Kryen punë të tjera të parapara me ligj, rregullore, apo udhëzime dhe urdhra të ligjshme. 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen: 

  • Shkathtësitë e dëshmuara të të menduarit strategjik, planifikimit dhe zbatimit; 
  • Të ketë aftësi të koordinimit dhe kontrollimit; 
  • Aftësia e dëshmuar për analizimin e nevojave për aftësim, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura, monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së intervenimeve; 
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të organizimit, duke punuar në një ambient nën presion; 
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë; 
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit dhe negocimit; 
  • Të ketë aftësi për punë ekipore. 

Kualifikimet  e kërkuara: 

  • Diplomë universitare nga një universitet i akredituar ose të ketë diplomë të nostrifikuar;
  • Kandidati/ja duhet të njohë mirë ndonjërën nga gjuhët zyrtare në shkrim dhe lexim, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 

Kushtet e veçanta: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë; 
  • Të mos jetë i ndëshkuar për shkelje të rëndë disiplinore sipas rregullores disiplinore të policisë apo rregullores së institucioneve tjera shtetërore brenda dhjetë (10) vjetëve të fundit që është ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së Policisë së Kosovës; 
  • Të ketë gradën policore kolonel, nënkolonel ose major, së paku pesë (5) vjet;
  • Secili kandidat duhet të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo si parashihen me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike; 
  • Secili kandidat për këtë pozitë, duhet t’i nënshtrohet verifikimit të sigurisë sipas ligjit të aplikueshëm; 
  • Kandidatët duhet të ofrojnë një letër interesi lidhur me motivet që e shtynë kandidatin për të konkurruar, si dhe CV-në e tij. 

Mënyra e aplikimit: 

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike ([email protected]) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00. 

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore dhe në Web faqen e MPB-së, duke filluar nga data 18.11.2020 deri më 02.12.2020. 

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19 548. 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikim të studimeve themelore, dëshmi mbi gradën Major, Nënkolonel apo Kolonel për 5 vjet, Certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar nga Gjykata, dëshmi nga institucioni kompetent që nuk është i ndëshkuar për shkelje të rëndë disiplinore në dhjetë (10) vjetet e fundit, deklaratë nga kandidati me të cilën deklarohet se nuk ka konflikt interesi me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ashtu siç parashihet në Ligjin për Policinë e Kosovës dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit te Interesit në ushtrimin e funksioneve publike, deklaratë e cila duhet të ketë datën dhe nënshkrimin e deklaruesit. 

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim (në afat ligjor), nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. 

Kandidatët që posedojnë certifikatën e sigurisë, të ia bashkëngjisin një kopje të saj aplikacionit. 

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen. 

Ministria e Punëve të Brendshme i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ajo i inkurajon aplikacionet prej femrave dhe meshkujve, dhe pa dyshim, inkurajon të gjitha grupet etnike minoritare në Kosovë.