www.ofertapune.net Drejtor i Përgjithshëm | PunaIme

Drejtor i Përgjithshëm

Kompania

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-10-2024

Data e perfundimit

06-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

 

  1. Planifikon, organizon, mbikëqyrë dhe udhëheq punën e Qendrës së Studentëve;
  2. Bashkërendon punën me Ministrinë dhe me institucione të tjera relevante;
  3. Në bashkëpunim me udhëheqësit e njësive organizative, analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e institucionit
  4. Formulon dhe siguron zbatim efikas dhe ekonomik të politikave dhe procedurave dhe shërbimeve të nevojshme për zbatim të mandateve dhe funksioneve të institucionit;
  5. Koordinon hartimin e Planit Strategjik dhe të planit të punës së QS-së.
  6. Harton raportin vjetor të performancës të QS-së për Ministrinë;
  7. Mbikëqyr rekrutimin dhe vlerësimin e punës së personelit të QS-së;
  8. Përfaqëson QS-në brenda dhe jashtë vendit, koordinon aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe lidh marrëveshje me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me ligjin në fuqi;
  9. Menaxhon buxhetin e QS-së dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij;
  10. Merr pjesë në aktivitete që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të QS-së;
  11. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e
  12. kërkuara.
  13. Kryen edhe detyra tjera në pajtim me legjislacionin, të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.
  14. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Arsimi i lartë i paspecifikuar.
  2. Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  3. Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale duke përfshirë njërën nga kërkesat në vjimin:

c.1.) pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose

c.2.) katër (4) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master), ose

c.3.) tre (3) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës).

  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership) të hartimit të politikave dhe menaxhimit strategjik.
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që i mundësojnë të këshilloj për çështje komplekse, me besueshmëri dhe vendosshmëri në arritjen e objektivave strategjike të institucionit.
  • Aftësi për të udhëhequr, bashkëpunuar dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të mëdha dhe komplekse.
  • Njohuri të gjëra lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimit buxhetor dhe të shërbimit civil.
  • Aftësi për t’iu përshtatur ndryshimeve të prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe bashkëpunimi, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie mirëbesimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon.
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) dhe në ueb faqen e ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
  1. Kriteret specifike shtesë

Nuk ka.

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Të gjithë kandidatët që e kalojnë procesin e verifikimit paraprak të Njësisë Përgjegjëse, i nënshtrohen Vlerësimit profesional që përfshin Testimin me shkrim dhe Intervistën me gojë.
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  • Aplikacioni mund të shkarkohet nga portali për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) dhe ueb faqja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
  • Të gjitha aplikacionet e plotësuara së bashku me të gjitha dëshmitë/dokumentet e kërkuara mund të dorëzohen në zyrën 05, në ndërtesën e MASHTI-it, Adresa: Rruga: Agim Ramadani,10000 Prishtinë. Për çdo informatë shtesë kandidatët mund të kontaktojnë përmes telefonit 038 200 200 48 ose përmes emailit: [email protected]
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit nëse kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen