www.ofertapune.net Drejtor i Departamentit të Prokurimit (Alb/Srb) | PunaIme

Drejtor i Departamentit të Prokurimit (Alb/Srb)

Kompania

KOSTT Sh.a

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-12-2024

Data e perfundimit

31-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 5 (paragrafi 1, 2, 4, 5) dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ MFPT-nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenin 6.2 dhe 9.2 të Politikës së rekrutimit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh. a. për plotësim të vendit të lirë të punës si më poshtë, shpall: 

KONKURS PUBLIK

Titulli i vendit të punës:                         Drejtor i Departamentit të Prokurimit
Ndërmarrja:                                             KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A.
Numri referues:                                      1.10.0.0
Kohëzgjatja e kontratës:                       Për kohë të pacaktuar
Orari i punës:                                          Puna me orar të plotë
Lartësia e pagës bazë mujore:           2029.00 euro
Numri i kryesve:                                    1
Kushtet e punës:                                   Puna në zyre
Vendi i punës (lokacioni):                   Selia Qendrore e KOSTT-it, Prishtinë
Mënyra e aplikimit:                              Adresa elektronike (email)

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Drejtor i Departamentit të Prokurimit

Drejtori i Departamentit të Prokurimit është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e përgjithshëm të proceseve të prokurimit në KOSTT Sh. a. duke siguruar që të gjitha aktivitetet të kryhen me efikasitet, transparencë dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik dhe Udhëzuesin Operativ. Përgjegjësia përfshin edhe mbikëqyrjen dhe koordinimin e zbatimit të të gjitha aktiviteteve të prokurimit për mallra, shërbime dhe punë, duke siguruar që këto procese të jenë të harmonizuara me objektivat strategjike të KOSTT dhe të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare. Përveç kësaj, drejtori garanton përputhshmëri të plotë me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës, duke implementuar politika dhe procedura të cilat maksimizojnë vlerën për organizatën dhe promovojnë menaxhimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të burimeve.  

Detyrat specifike:

  • Drejton dhe menaxhon aktivitetet e Departamentit të Prokurimit, duke siguruar një organizim strategjik dhe operacional të të gjitha proceseve të prokurimit, në përputhje me legjislacionin e Prokurimit Publik dhe standardet më të mira të praktikës.
  • Harton planin preliminar dhe vjetor të prokurimit, duke identifikuar nevojat për mallra, shërbime dhe punë dhe siguron që zbatimi i këtyre planeve të jetë në përputhje të plotë me nevojat dhe objektivat strategjike të KOSTT.
  • Bashkëpunon me departamentet tjera të KOSTT për të siguruar qartësinë e kërkesave, specifikave teknike dhe pritshmërinë e kompanisë.
  • Mbikëqyrë përgatitjen dhe publikimin e dokumenteve të tenderëve, përfshirë njoftimet për kontrata, dosjet e tenderit dhe ftesat për kuotim, si dhe siguron cilësinë dhe përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore dhe procedurale.
  • Koordinon proceset e hapjes dhe vlerësimit të ofertave, duke propozuar komisionet përkatëse dhe duke mbikëqyrur rekomandimet e tyre, për të siguruar që vendimet e prokurimit të jenë transparente dhe të bazuara në kritere objektive.
  • Nënshkruan kontratat dhe miraton procedurat e prokurimit për të gjitha mallrat, shërbimet dhe punët që janë në kompetencën e Departamentit të Prokurimit.
  • Përfaqëson organizatën në koordinim me institucionet qendrore të prokurimit, përfshirë KRPP, OSHP dhe AQP, për të ndjekur zbatimin dhe harmonizimin e aktiviteteve të prokurimit me kërkesat rregullative dhe zhvillimet sektoriale.
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon të gjitha proceset e prokurimit të kryera nga zyrtarët e prokurimit, duke siguruar përputhshmëri me ligjin dhe standardet e KOSTT.
  • Menaxhon dhe udhëheq me stafin e departamentit të prokurimit të KOSTT. Udhëheq zhvillimin profesional të stafit duke promovuar një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm dhe duke siguruar trajnimet e nevojshme për të rritur kapacitetet dhe motivimin e tyre.
  • Përgatit raporte të detajuara mbi progresin e procesit të prokurimit dhe kontribuon në analizimin dhe vlerësimin e rezultateve, për të siguruar përmirësime të vazhdueshme në proceset e prokurimit.
  • Përfaqëson KOSTT në mbledhje dhe diskutime me institucionet dhe partnerët përkatës, duke promovuar bashkëpunim dhe koordinim efektiv në lidhje me prokurimin publik.
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Kryeshefi Ekzekutiv, në përputhje me funksionin dhe përgjegjësitë e pozitës.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi: Diploma universitare
Dega/drejtimi/lëmia:Administrim biznesi, prokurim, ekonomi, juridik, administratë publike,
                                     inxhinieri elektrike ose të ngjashme.

  • Certifikata (Licenca) valide bazike ose e Avancuar profesionale e Prokurimit e lëshuar nga autoriteti përkatës në Kosovë në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik.
  • Çertifikime të tjera në prokurim konsiderohen përparësi.
  • Njohja e mirë e sistemit të E-Prokurimit 
  • Së paku 5 vite përvojë pune profesionale, nga të  cilat 3 vite përvojë udhëheqëse ose menaxheriale. 
  • Përvoja në sektorin publik dhe njohja e praktikave të prokurimit të institucioneve financiare ndërkombëtare konsiderohet përparësi.
  • Njohuri të thella të legjislacionit të prokurimit publik, primar dhe sekondar përfshirë legjislacionin e ndërmarrjeve publike në Kosovë.
  • Aftësi të forta komunikimi (verbal dhe shkrim) për të komunikuar efektivisht me të gjitha nivelet e kompanisë.
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve dhe punës ekipore.
  • Aftësi analitike dhe strategjike për të interpretuar të dhënat dhe trendet e prokurimeve, si dhe për të parë pamjen e madhe të nevojave të kompanisë.
  • Aftësi për punë nën presion dhe me afate të kufizuara kohore.
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze.

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 (neni 13, paragrafi 2) për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik dhe akteve të brendshme, kandidatët për pozitën: Drejtor i Departamentit të Prokurimit Ekzekutiv do ti nënshtrohen vetëm intervistimit, kriteret e vlerësimit:

Intervista deri në shtatëdhjetë (70) pikë

Jetë përshkrimi (CV) deri në tridhjetë (30) pikë

Mënyra e aplikimit 

Aplikimi bëhet përmes email adresës elektronike. Dokumentet duhet të ngarkohen sipas kërkesave të konkursit. Pasi të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës elektronike do të pranoni një email për konfirmim të pranimit të email-it tuaj. Nëse nuk keni pranuar email-in konfirmues, atëherë shkruani në email adresën [email protected] (vetëm në rastin kur pas aplikimit nuk e keni pranuar email-in konfirmues).

Dokumentet që duhet të ngarkohen dhe dërgohen si pjesë e aplikimit dhe mënyra e dërgimit të tyre:

Gjatë aplikimit për pozitat në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës (postës) elektronike (email) [email protected] 
  • Në email për aplikim duhet të bashkangjiten (ngarkohen) dokumentet si në vijim:
  • Aplikacionin-CV-në (ver. 4.0) të shkarkuar nga web faqja zyrtare e KOSTT Sh.A.: www.kostt.com
  • Dëshmia për kualifikimin profesional: Diploma universitare, e skanuar në formatin.pdf dhe e bashkangjitur në email (nëse diploma është fituar jashtë vendit duhet bashkangjitur vërtetimin e nostrifikimit të diplomës apo aktin që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të kontratës së punës
  • Dëshmia për përvojën profesionale: Vërtetim pune (referencë) nga punëdhënësit tuaj të mëparshëm apo aktual me të cilën vërtetohet përvoja juaj për profesionin që keni. Në vërtetim (referencë) duhet të jetë data e fillimit dhe mbarimit të punësimit apo angazhimit tuaj tek punëdhënësi juaj.
  • Dëshmi tjera të dokumenteve sipas kërkesave dhe kritereve të konkursit publik.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.

Vërejtje: Gjatë aplikimit aplikantët/kandidatët duhet të kenë gjithashtu kujdes, si në vijim:

Nëse nuk e deklaroni që anëtari i familjes suaj është në marrëdhënie pune me KOSTT, në cilëndo fazë të zhvillimit të vlerësimit të kandidatit që vërtetohet, aplikacionet-CV-të tuaja do të refuzohen.

Aplikacionet e dërguara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa ato të mangëta ose ato që nuk janë në formatin e kërkuar më lartë do të refuzohen.

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat/kriteret e konkursit të shpallur në mjetet e informimit dhe në webfaqen zyrtare të KOSTT-it.

Dokumentacioni shtesë të dërguara nga kandidati pas përfundimit të afatit të aplikimit nuk mund të kërkohet dhe as të pranohet.

Kalendari i përafërt: Pas përfundimit të afatit të aplikimit, për pozitën Drejtor i Departamentit të Prokurimit: brenda 17 dite intervista, brenda 5 dite njoftimi final, si dhe brenda 15 dite lidhje e marrëdhënies së punës me kandidatin e suksesshëm. 

Kalendari i përafërt do të aplikohet në rast se nuk  ka ankesa të cilat e pezullojnë afatin e paraparë të rrjedhës së procesit të konkursit sipas UA nr. 01/2024.

Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit dhe në webfaqen e KOSTT, nga data 06.12.2024 deri më 20.12.2024 ora 24:00.


Na osnovu člana 8. Zakona o radu br. 03/L-212 Republike Kosovo, član 5. (stav 1., 2., 4., 5.) i član 7. Administrativnog uputstva MFRT-br. 01/2024 o regulisanju konkursnih postupaka u javnom sektoru, član 6.2 i 9.2 Politike o zapošljavanju, operatoru sistema, prenosu i tržištu-KOSTT a.d. za popunjavanje slobodnih radnih mesta, raspisuje: 

JAVNI KONKURS

Naziv radnog mesta:                              Direktor Odeljenja za nabavke
Preduzeće:                                               KOSTT – Operator sistema, prenosa i tržišta A.D.
Referentni broj:                                       1.10.0.0
Trajanje ugovora:                                    Na neodređeno vreme
Radno vreme:                                          Rad sa punim radnim vremenom
Visina osnovne mesečne plate:          2029.00 evra
Broj izvršioca:                                        1
Uslovi rada:                                             Rad u kancelariji
Radno mesto (lokacija):                       Centralo sedište KOSTT-a, Priština
Način apliciranja:                                   Elektronska adresa (e-mail)

Pregled dužnosti na poziciji: Direktor Odeljenja za nabavke

Direktor Odeljenja za nabavke je odgovoran za organizaciju i opštu administraciju procesa nabavke u KOSTT A.D. obezbeđivanjem da se sve aktivnosti sprovode efikasno, transparentno i u potpunosti u skladu sa Zakonom o javnim nabavkama i Operativnim smernicama. Odgovornost takođe uključuje nadgledanje i koordinaciju sprovođenja svih aktivnosti nabavke robe, usluga i rada, osiguravajući da su ovi procesi usklađeni sa strateškim ciljevima KOSTT-a i zasnovani na najboljim međunarodnim praksama. Pored toga, direktor garantuje potpunu usklađenost sa zakonskim i regulatornim okvirom Kosova, sprovodeći politike i procedure koje maksimiziraju vrednost za organizaciju i promovišu fer i održivo upravljanje resursima.  

Specifične dužnosti:

  • Rukovodi i rukovodi aktivnostima Sektora nabavki, obezbeđujući stratešku i operativnu organizaciju svih procesa nabavki, u skladu sa zakonskom regulativom o javnim nabavkama i standardima dobre prakse.
  • Izrađuje preliminarni i godišnji plan nabavke, identifikuje potrebe za robom, uslugama i radnom snagom, i osigurava da je implementacija ovih planova u potpunosti usklađena sa potrebama i strateškim ciljevima KOSTT-a.
  • Sarađuje sa drugim odeljenjima KOSTT-a kako bi se osigurala jasnoća uslova, tehničkih specifikacija i očekivanja kompanije.
  • Nadzire pripremu i objavljivanje tenderske dokumentacije, uključujući obaveštenja o ugovorima, tenderske dosijee i pozive za ponudu, i obezbeđuje njihov kvalitet i usklađenost sa zakonskim i proceduralnim zahtevima.
  • Koordinira procese otvaranja i procenjivanje ponuda, predlaže relevantne komisije i nadgleda njihove preporuke, kako bi se osiguralo da su odluke o nabavci transparentne i zasnovane na objektivnim kriterijumima.
  • Potpisuje ugovore i odobrava postupke nabavke za sve robe, usluge i radove koji su u nadležnosti Odeljenja za nabavke.
  • Predstavlja organizaciju u koordinaciji sa centralnim institucijama za nabavke, uključujući RKJN, TRN i CAN, kako bi pratilo sprovođenje i usklađivanje aktivnosti nabavke sa regulatornim zahtevima i sektorskim razvojem.
  • Nadgleda i kontroliše sve procese nabavki koje sprovode službenici za nabavke, obezbeđujući poštovanje zakona i standarda KOSTT-a.
  • Rukovodi i vodi sa osobljem Odeljenja za nabavke KOSTT-a. Vodi profesionalni razvoj osoblja promovisanjem kulture stalnog usavršavanja i pružanjem neophodne obuke za povećanje njihovih kapaciteta i motivacije.
  • Priprema detaljne izveštaje o napretku procesa nabavke i doprinosi analizi i proceni rezultata, kako bi se osigurala stalna poboljšanja u procesima nabavke.
  • Predstavlja KOSTT na sastancima i diskusijama sa relevantnim institucijama i partnerima, promovišući efikasnu saradnju i koordinaciju u vezi sa javnim nabavkama.
  • Obavlja i druge poslove koje dodeljuje Glavni izvršni direktor, u skladu sa funkcijom i odgovornostima radnog mesta.

Profesionalni zahtevi / Kvalifikacije, sposobnosti i druge veštine:

Školovanje: Univerzitetska diploma
Ogranak/pravac/oblast pravac: Poslovna administracija, nabavka, ekonomija, pravna, javna uprava,
                                                         elektrotehnika ili slično.

  • Važeći sertifikat (licenca) o osnovnoj ili naprednoj stručnoj nabavci koje izdaje nadležni organ na Kosovu u skladu sa Zakonom o javnim nabavkama.
  • Ostali sertifikati u nabavci smatraju se prioritetima.
  • Dobro poznavanje sistema e-nabavke 
  • Najmanje 5 godina profesionalnog iskustva, od čega 3 godine liderskog ili menadžerskog iskustva. 
  • Iskustvo u javnom sektoru i poznavanje prakse nabavki međunarodnih finansijskih institucija smatra se prioritetom.
  • Duboko poznavanje zakonodavstva o javnim nabavkama, primarno i sekundarno, uključujući zakonodavstvo javnih preduzeća na Kosovu.
  • Snažne komunikacijske veštine (verbalne i pisane) za efikasnu komunikaciju sa svim nivoima kompanije.
  • Sposobnost da se izgradi odnose i timski rad.
  • Analitičke i strateške sposobnosti za tumačenje podataka i trendova nabavke, kao i da vide širu sliku potreba kompanije.
  • Sposobnost da rade pod pritiskom i sa ograničenim vremenskim okvirima.
  • Dobro poznavanje engleskog jezika.

Saopštenje sa rezultatom konkursa

Prema Administrativnom uputstvu br. 01/2024 o regulisanju konkursnih postupaka u javnom sektoru aplikanti/kandidati će biti obavešteni nakon svake faze izrade procesa ocenjivanja kandidata

Način na koji se ocenjuju aplikanti/kandidati 

Prema Administrativnom uputstvu br. 01/2024 (član 13. stav 2.) o regulisanju konkursnih postupaka u javnom sektoru i unutrašnjih akata, kandidati za radno mesto: Direktor Odeljenja za izvršne nabavke podležu samo intervjuu, kriterijumi za ocenjivanje:

Intervjui do sedamdeset (70) bodova

Životopis CV-a do trideset (30) bodova

Način apliciranja 

Apliciranje se vrši putem elektronske adrese. Dokumenti moraju biti postavljeni u skladu sa zahtevima konkursa. Nakon podnošenja apliciranja putem e-mail adrese, dobićete e-mail za potvrdu prihvatanja e-maila. Ako niste primili e-mail za potvrdu, unesite adresu [email protected] (samo u slučaju da niste primili e-mail za potvrdu nakon apliciranja). 

Dokumenti koji se učitavaju i šalju u okviru apliciranja i način njihovog podnošenja:

Prilikom apliciranja za dotične pozicije, kandidati treba da budu oprezni u vezi sa koracima apliciranja:

  • Apliciranje se vrši samo putem e-mail adrese (e-mail) [email protected] 
  • U e-mailu za apliciranje moraju se priložiti sledeći dokumenti:
  • CV aplikacija (ver. 4.0) preuzeta sa zvanične internet stranice KOSTT A.D.: www.kostt.com
  • Dokaz o stjecanju stručne kvalifikacije: Visokoškolska diploma, skenirana u formatu .pdf i priložena u e-mail (ukoliko je diploma stečena u inostranstvu, potvrda o obaveštenju o diplomi ili akt kojim se dokazuje da je diploma u postupku nostrifikacije, pod uslovom da se diploma dostavlja do potpisivanja ugovora o radu
  • Dokaz o radnom iskustvu: Potvrda o radu (referenca) od vaših prethodnih ili sadašnjih poslodavaca koji dokazuje vaše iskustvo u profesiji koju imate. Sertifikat (referenca) treba da bude datum početka i završetka vašeg zaposlenja ili angažmana kod vašeg poslodavca.
  • Ostali dokazi o dokumentima u skladu sa zahtevima i kriterijumima javnog konkursa.

KOSTT nudi jednake mogućnosti zapošljavanja za sve građane Republike Kosovo i podstiče kandidatkinje i mlade ljude da apliciraju na ova radna mesta.

Napomena:  Prilikom apliciranja, aplikanti/kandidati takođe treba da budu oprezni, i to:

Ukoliko ne deklarišete da je član Vaše porodice u radnom odnosu sa KOSTT-om, u bilo kojoj fazi izrade ocenjivanja sertifikovanog kandidata, Vaše aplikacije za CV će biti odbijene.

Aplikacije podnesene nakon navedenog roka neće se prihvatiti, dok će one koje nisu u gore navedenom formatu biti odbijene.

Aplikacije će biti prihvaćene samo od strane kandidata koji ispunjavaju uslove/kriterijume konkursa objavljene u tabeli za oglašavanje na KOSTT-u.

Dodatna dokumentacija koju kandidat dostavi nakon isteka roka za apliciranje ne može se tražiti niti prihvatiti.

Približni kalendar: Nakon isteka roka za apliciranje, za mesto direktora Odeljenja za nabavke: intervju u roku od 17 dana, konačno obaveštenje u roku od 5 dana, a radni odnos sa uspešnim kandidatom u roku od 15 dana.

Približan kalendar će se primenjivati u slučaju da nema žalbi koje suspenduju predviđeni rok za tok procesa konkursa prema AU br. 01/2024.

Konkurs ostaje otvoren petnaest (15) dana od dana objavljivanja na informacionim sredstvima i na internet stranici KOSTT-a, od dana 06.12.2024 godine do 20.12.2024 godine 24:00 h.