www.ofertapune.net Drejtor/e (Prizren) | PunaIme

Drejtor/e (Prizren)

Kompania

Credins

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

02-06-2025

Data e perfundimit

16-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: DREJTOR/E DEGE PRIZREN

Dega Prizren       

Misioni i Degëve të Bankës Credins është të sigurojnë ushtrimin e veprimtarisë bankare në përputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa në favor të institucioneve shteterorë ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, lëshime çeqesh etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. 

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Kualifikime shtesë (si Master, MBA, ose trajnime profesionale në menaxhim/bankë) përbëjnë avantazh.
  • Minimum 5 vite përvojë pune në sistemin bankar, veçanërisht në fushat e kreditidhënies dhe operacioneve bankare.
  • Njohuri dhe përvojë të mëparshme në pozicione të ndryshme brenda bankës.
  • Eksperiencë të mëparshme në pozicione drejtuese apo menaxheriale në sektorin bankar.
  • Aftësi të dëshmuara në udhëheqjen dhe motivimin e ekipeve drejt arritjes së objektivave
  • Aftesi ne planifikim, organizim dhe vendimmarrje
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi 
  • Eksperience dhe rezultate te deshmuara ne shitjen e produketeve bankare
  • Të zotërojë certifikime të gjuhës angleze dhe  trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës
  • Të ketë gatishmërinë për të punuar me orë të zgjatura dhe gatishmërinë për t`u përgjigjur në çdo kohë për çdo problem që lidhet me sigurinë e degës.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i përgjithshëm i veprimtarisë së degës dhe sigurimi i një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
  • Zbatimi i politikave të bankës dhe respektimi i kërkesave ligjore dhe rregullatore.
  • Zhvillimi dhe ndjekja e objektivave të biznesit dhe performancës së ekipit.
  • Promovimi i produkteve dhe shërbimeve bankare dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët.
  • Sigurimi i funksionimit të sigurt dhe efikas të degës

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 16.06.2025