Drejtor/eshë
Data e publikimit
29-04-2025
Data e perfundimit
08-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment Ekzekutiv
Informata të përgjithshme rreth konkursit:
1.1. Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit të konkursit.
1.2. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet në linkun më poshtë.
FORMULAR I APLIKIMIT PËR PUNËSIM
1.3. Aplikimi dhe dokumentet dërgohen vetëm në Email adresën: [email protected]
1.4. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje, përveç diplomave të noterizuara;
1.6. Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHTI;
1.7. Si informata të sakta dhe të vërteta, konsiderohen vetëm informatat që janë të dëshmuara me dokumente përkatëse (jo vetëm të deklaruara në aplikacion);
1.8. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen;
1.9. Kandidatët duhet të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme me rastin e shpalljes së rezultateve përkatëse.
*Vërejtje:
Asnjë kandidatë nuk do të vazhdojë në fazat e rekrutimit nëse dështon të sjellë dëshmi për përvojën e shkollimit apo dokumentet e noterizuara/nostrifikuara.
Të gjitha aplikacionet e pakompletuara me dokumentet e kërkuara, mosplotësimet e sakta dhe të qarta të formularit të aplikimit dhe ato që dorëzohen jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në këtë konkurs nuk do të shqyrtohen.
- Drejtor/eshë në IP “Botanika”:
Institucioni: IP “Botanika“
Lloji i pozitës: Drejtor/eshë
- Kushtet për pozitën drejtor/eshë
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:
2.1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
2.2. Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm:
2.2.1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
2.2.2. Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
2.2.3. Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
2.2.4. Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
2.3. Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
2.3.1 Nëse kandidati/ja është në proces të ri-licencimit, të dorëzojë dëshmi nga MASHT për këtë.
2.4. Të ketë katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor.
- Dokumentet e kërkuara
Kandidatët duhet të posedojnë dhe dëshmojnë dokumentet, si në vijim:
3.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
3.2. Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
3.2.1. Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
3.3. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID).
3.4. Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
3.5. Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
3.6. Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
3.7. Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
3.8. Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të Udhëzimit Administrativ (MASH) nr. 151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës;
- Detyrat dhe përgjegjësitë për drejtor/eshë:
Drejtori ka përgjegjësi ekzekutive ne̱menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm te̱institucionit, duke përfshirë:
4.1. Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor te̱institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore te̱ punës;
4.2. Përdorimin efikas dhe efektiv te̱sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve te̱këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e te̱dhënave te̱ nevojshme gjate̱vitit edukativ.;
4.3. Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën ne̱institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera qe̱kane̱te̱bëjnë me stafin e institucionit.
4.4. Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
4.5. Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional te̱institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
4.6. Bashkëpunon me Këshillin e Prindërve, Prindërit, Stafin dhe komunitetin e institucionit.
4.7. Raporton së paku dy herë në vit para Këshillit të Prindërve të institucionit;
4.8. Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët në institucionin edukativ.
4.9. Ruajtjen e dokumenteve dhe te̱dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
4.10. Çështjet e tjera qe̱rregullohen përmes ligjit për arsim parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet qe̱dalin nga rregullorja e brendshme dhe rregullore të tjera që lidhen me sistemin e arsimit dhe edukimit në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës mbështeten në ligjet për arsim në fuqi, ato plotësohen edhe me akte të tjera nënligjore që rregullojnë aspekte të veçanta në arsimin parauniversitar në Kosovë.