www.ofertapune.net Drejtor Ekzekutiv | PunaIme

Drejtor Ekzekutiv

Kompania

Smeg

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-05-2025

Data e perfundimit

16-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

KONKURS PUNE

Pozita: Drejtor Ekzekutiv

Lokacioni: Studio Como ShPK – SMEG Kosova, Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 16.05.2025

Email për aplikim: [email protected]

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës:

Studio Como ShPK, përfaqësues ekskluziv i brendit prestigjioz SMEG Kosova – lider në pajisje të kuzhinës me dizajn italian – shpall konkurs për pozitën Drejtor Ekzekutiv. Kjo pozitë përfaqëson një rol kyç në zhvillimin dhe drejtimin strategjik të kompanisë në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kërkojmë një profesionist me integritet të lartë, përvojë udhëheqëse dhe aftësi për të ndërmarrë vendime të rëndësishme në mënyrë të pavarur dhe me vizion.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i vizionit strategjik për zhvillimin afatgjatë të kompanisë.
  • Menaxhimi i përditshëm i aktiviteteve operative, financiare dhe organizative.
  • Përfaqësimi i kompanisë në nivel të lartë, brenda dhe jashtë vendit.
  • Zhvillimi i planeve të qëndrueshme për rritjen e tregut dhe shitjeve.
  • Udhëheqja dhe motivimi i stafit për arritjen e objektivave të kompanisë.
  • Mbikëqyrja e performancës financiare dhe raportimi para Bordit ose aksionarëve.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i politikave të brendshme dhe efikasitetit të proceseve.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe brendet që përfaqësohen.

Kriteret dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në administrim biznesi, menaxhment ose fusha të ngjashme (diploma master është përparësi).
  • Të paktën 3 vite përvojë në pozita udhëheqëse, preferohet në sektorin e tregtisë, dizajnit ose prodhimit të pajisjeve të teknologjisë së konsumit.
  • Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse, organizative dhe ndërmarrëse.
  • Aftësi të dëshmuara në menaxhim.
  • Aftësi të forta në vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve.
  • Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me palët e interesit.
  • Etikë pune, integritet profesional dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.

Çka ofrojmë:

  • Pozicion të lartë me ndikim direkt në drejtimin strategjik të kompanisë.
  • Paketë tërheqëse kompensimi .
  • Mundësi për përfaqësim në panaire dhe ngjarje ndërkombëtare.
  • Zhvillim profesional përmes trajnimeve të specializuara.
  • Ambient pune modern, me produkte dhe vizion të nivelit premium.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi që përshkruan qartë arsyet pse janë të përshtatshëm për këtë pozitë përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e emailit: [email protected]
Ju lutem në subjektin e email-it specifikoni: Aplikim për pozitën Drejtor Ekzekutiv.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?