Drejtor Ekzekutiv
Data e publikimit
30-05-2024
Data e perfundimit
06-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment Ekzekutiv
PRINCE COFFEE HOUSE SH.P.K., me aktivitet kryesor afarist Restorantet dhe aktivitetet shërbyese lëvizëse të ushqimit, shpallë:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Drejtor Ekzekutiv
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë dhe planin e biznesit në përputhje me objektivat afatshkurta dhe afatgjata të Kompanisë;
- Identifikon mundësitë e rritjes, të tilla si vendndodhjet e reja, zgjerimet e tregut dhe linjat e produkteve;
- Organizon dhe udhëheq me procesin e punës;
- Arritja e objektivave financiare;
- Mbikëqyrë operacionet e përditshme për të siguruar standarde të larta shërbimi, cilësie dhe kënaqësi të klientëve;
- Zbaton politikat dhe procedurat efektive operacionale;
- Menaxhon performancën financiare të Kompanisë, duke përfshirë buxhetin, parashikimin dhe raportimin financiar;
- Monitoron rrjedhat e të ardhurave, kontrollon kostot dhe optimizon përfitimin;
- Ndërton dhe drejton një ekip të fortë menaxhimi, duke iu ofruar udhëzime dhe mbështetje të nevojshme për arritjen e objektivave;
- Krijon dhe mban një kulturë pozitive të Kompanisë;
- Mbikëqyrë rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve;
- Zhvillon dhe ekzekuton strategji marketingu dhe promovuese për të tërhequr dhe mbajtur klientët;
- Analizon ndryshimet e tregut për të përmirësuar ofertat dhe përvojën e klientëve. Mbikëqyrë menaxhimin e inventarit;
- Mban standarde të larta të shërbimit ndaj klientit dhe adreson ankesat e klientëve në mënyrë efektive;
- Zhvillon programe besnikërie dhe iniciativa të tjera për të përmirësuar mbajtjen e klientëve;
- Siguron pajtueshmërinë me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë, ligjet e punës, dhe kërkesat e tjera ligjore përkatëse;
- Mbikëqyrë auditimet dhe proceset e kontrollit të cilësisë;
- Të qenit i informuar për trendet dhe risitë e industris së gastronomisë;
- Përshtatja e strategjisë së biznesit me ndryshimin e kushteve të tregut dhe preferencave të klientëve;
- Ndërton dhe ruan imazhin pozitiv të Kompanisë;
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fushën e Menaxhimit, Administrimit të Biznesit apo Ekonomisë (kualifikimi Master i preferuar);
- Përvojë pune në industrinë e gastronomisë minimalisht tetë (8) vite, si dhe përvojë menaxheriale minimalisht pesë (5) vite;
- Njohja e gjuhës angleze e nivelit të avancuar;
- Njohja me teknologjitë moderne të biznesit, dhe mjetet e marketingut dixhital;
- Aftësi e fortë për të udhëhequr, frymëzuar dhe zhvilluar një ekip të larmishëm;
- Aftësi të shkëlqyera vendimmarrëse dhe zgjidhje të problemeve;
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit verbal dhe në të shkruar, dhe demonstron kualitet të lartë dhe efektivë të komunikimit me eprorët, vartësit dhe palët e jashtme;
- Përvojë në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të biznesit që nxisin rritjen dhe përfitimin;
- Aftësi për të analizuar të dhënat financiare, për të menaxhuar buxhetet dhe për të zbatuar masat e kontrollit të kostos;
- Aftësi të shkëlqyera vendimmarrëse dhe zgjidhje të problemeve;
- Aftësi të forta në efikasitetin operacional, menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe kontrollin e cilësisë;
- Aftësi të forta negociuese dhe aftësi për të ndërtuar partneritete dhe rrjete strategjike;
- Standarde të forta etike dhe profesionalizëm në të gjitha marrëdhëniet e biznesit.
MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 27 qershor 2024, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Drejtor Ekzekutiv”.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.