www.ofertapune.net Drejtor Ekzekutiv | PunaIme

Drejtor Ekzekutiv

Kompania

Federata e Auto Sporteve te Kosoves (FASK)

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-01-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Federata e Auto Sporteve te Kosoves (FASK) shpallë konkurs për plotësimin e vendeve

të lira të punës, si vijon:

  • Drejtor Ekzekutiv (1)

Kualifikimet e nevojshme

  • Përvojë si drejtor ekzekutiv ose në pozita të tjera menaxheriale, minimum 2 vite
  • Të ketë të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, preferueshëm në fushën e Menaxhmentit
  • Njohuri adekuate kompjuterike;
  • Përvojë në zhvillimin e strategjive dhe planeve
  • Aftësi të shkëlqyera të financave dhe raportimit të performancës financiare
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe aftësi të folurit publik
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Shkallë të lartë të vetëiniciativës
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Një mendje analitike e aftë për të zgjidhur problemet
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe lidershipi

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të ekzekutoj vendimet e bordit, ti përmbahet dhe të zbatoj planin strategjik të FASK,
  • Të udhëheq afarizmin e FASK,
  • Të organizon dhe udhëheq me procesin e punës,
  • Përgatitë pasqyrat vjetore të kontabilitetit dhe raportet mbi aktivitetet,
  • Propozon vendimet të cilat i nxjerr bordi,
  • Propozon organizimin e brendshëm të Federatës,
  • I pranon në punë dhe iu shkëput kontratën e punës punëmarrësve,
  • Vendos mbi sistemimin e punëmarrësve në vende pune,
  • Kujdeset për ligjshmerinë e punës në Federatë
  • Vendos mbi procedurat disiplinore të të punësuarve,
  • Kryen edhe punë të tjera në harmoni me ligjin,statutin dhe vendimet e bordit.
  • Përgjegjës për komunikimin në mënyrë efektive me Bordin dhe sigurimi në kohë dhe në mënyrë të saktë, i të gjitha informatave të nevojshme që Bordi të funksionojë si duhet dhe të marrë vendime të informuara.
  • Përgjegjës për planifikimin strategjik për të siguruar që FASK mund ta përmbushë me sukses misionin i tij në të ardhmen.
  • Përgjegjës për rritjen e imazhit të FASK duke qenë aktiv dhe të dukshme në komunitet dhe duke punuar ngushtë me organizata të tjera profesionale.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mailin [email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 24.02.2023