Drejtor/e SHFMU (12)
Data e publikimit
04/11/2020
Data e perfundimit
18-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.04/-032 për Arsimin Parauniversitar, Kapitullit V neni 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/0L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.15/2019, Drejtoria e Arsimit Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” A. Z. Çajupi” në Mitrovicë
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Bedri Gjinaj ” në Mitrovicë
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Migjeni ” në Mitrovicë
- Drejtor i Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Bislim Hajdari” në Kaqanoll
- Drejtor i Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ” Bislim Imeri ” Kqiç i Madh
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Gj. K. Skënderbeu” në Mitrovicë
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Eqrem Çabej ” në Mitrovicë
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Jashar Begu ” në Vllahi
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Jusuf Rexha ” në Koshtovë
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Sylejman Vokshi ” në Braboniq
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Xhevat Jusufi” në Bare
- Drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Nonda Bulka ” në Mitrovicë
- Lloj i pozitës : Jo karrierë;
- Numri i pozitave : (12) dymbëdhjetë
- Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim
- Grada/Koficjenti- 7.8;
- Orët : 40 ;
- Kohëzgjatja e emërimit : Katër (4) vite
Qëllimi i vendit të punës :
Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja re procesit arsimor në institucionin edukativo – arsimor.
- Kategoria funksionale /Grada: për drejtor të shkollës fillore të mesme të ulët
- Niveli i koeficienteve A-7.8 .
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
Drejtori i institucionit edukstivo – arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshier:
1.1.Përgaditjen e planit vjtor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimnor dhe raportet periodike apop vjetore;
1.2. Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
1.3.Detyra të caktuara për përzgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo – arsimor dhë çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës;
1.4.Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
1.5.Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo – arsimor;
1.6.Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të të Institucionit edukativo – arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo – arsimor;
1.7. Raporton dy herë në vit para KDSH;
1.8. Siguron ambjent të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion, duke përfshier dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
1.9. Kujdeset për ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo MASHT;
Kushtet:
Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs janë:
- 1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- 2. Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit;
1.2.1 Master për udhëheqje, (administrim ose menaxhim në arsim ( kualifikimi prej 330 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
1.2.2. Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
1.2.3.Katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
1.2.4. Bachelor katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për për licencim të të mësimdhënësve ose të jetë në procedurë të licencimit;
- Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT-i, sipas rekomandimit të KSHLM;
- Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
1.5.1 Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;
Dokumentet e kërkuara :
- Kopja e letërnjoftimit;
- Diplomen e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e noterizuar- vërtetuar);
- Diploma duhet të jetë e profilit arsimor, në bazë të nrormativit profesional për arsimin e përgjithshëm;
- Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
- Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhnë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
- Dëshminë për përvojen e punës;
- Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor për të cilin ka konkuyrrua. Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 1., fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios, por është edhe pjesë përbërëse kryesore e intervistes;
- Letërreferencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individ me të cilët ka punuar ngushtë në programe të ndryshme për arsim);
- Letër motivuese për vbendin e punës ku konkurron;
- Portofolinon profesionale;
- Kandfidati/ja për drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë tri viteve para aplikimit – dëshmohet edhe me Deklaratën për Betim;
- Biografinë/Currikulum Vitae (CV);
- Licencën e mësimdhënësit, ose dëshminë se është në proces të të marrjes së licencës;
- Diplomë/certifikatë për menaxhim dhe udhëheqje në arsim;
- Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë origjinale sdhe të vlefshme.
Ruajtja e vendit të punës:
Drejtorëve të institucioneve edukativo – arsimore të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në arsim, u ruhet vendi i punës në institucionet shkollor brenda komunës në profilin përkatës si personel edukativo – arsimor.
Informata të përgjithshme :
Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Për të marrë një kopje të Planit aktual zhvillimor në instititucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t’i drejtohet Zyrtarit administrativ të shkollës, ose personit të cilin e ka autorizuar KDSH. Data e njoftimit në veb faqen unike të procedurave të konkurimit është 04.11.2020, ndërsa data e aplikimit është 15 ditë nga data 04.12.2020. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës. Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.
Apliko këtu