www.ofertapune.net Drejtor/e në Qendren Rajonale për Trashëgimi Kulturore | PunaIme

Drejtor/e në Qendren Rajonale për Trashëgimi Kulturore

Kompania

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

18-05-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

PËRSHKRIMI

RN00008814
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/04/2022
Afati për aplikim: 14/05/2022 – 28/05/2022

Bazuar në Ligjin e punës, Nr. 03/L 212, Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall: 

KONKURS 

  • Titulli i punës: Drejtor 
  • Institucioni: Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore- QRTK, Gjakovë
  • Kategoria funksionale : Koeficienti: 9
  • Numri i referencës: RN00008814
  • Kodi: RPC0002583
  • I përgjigjet: Drejtorit të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore
  • Vendi: Gjakovë 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e, Drejtorit të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e poshtëshënuara: 

  1. Udhëheq dhe cakton objektivat e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Gjakovë, në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe dizajnon planet vjetore të punës të detajuara për t’i përmbushur këto objektiva; 
  2. Menaxhon stafin dhe buxhetin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Gjakovë dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që janë relevante me funksionet e QRTK, Gjakovë; 
  3. Është përgjegjës për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Gjakovë, duke përfshirë fushën e arkitekturës, etnografisë, historisë etj; 
  4. Është përgjegjës për zbatimin e prioriteteve dhe politikave programore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore; 
  5. Planifikon, koordinon dhe zbaton e aktivitet tjera relevante në fushën e trashëgimisë arkitekturore, arkeologjike dhe etnologjike, duke ofruar asistencë profesionale edhe për institucione tjera; 
  6. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të MKRS/DTK koordinon aktivitete dhe bën përgatitjen e projekteve me stafin profesional për mbështetje financiare; 
  7. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  4. të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  6. të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji. 

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale: 

  1. Diplomë universitare (240 kredi / ECTS), në Arkitekturë, Konservim dhe Restaurim; 
  2. Përparësi është , Diploma post-universitare (Master) në fushën e Trashëgimisë Kulturore; 
  3. Përvojë substanciale në fushën e Trashëgimisë Kulturore (përfshirë hartimin e projekteve restauruese, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve) së paku pesë (5) vite; 
  4. Aftësi komunikuese, negociuese dhe përvojë menaxheriale së paku tri (3) vite; 
  5. Shkathtësi në caktimin e objektivave dhe prioriteteve, planifikim efikas të punës, analizë të situatës dhe zhvillim të zgjidhjeve që adresojnë sfidat; 
  6. Shkathtësi në udhëheqje efikase dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues; 
  7. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access); 
  8. Vërtetimi që nuk është nën hetime. 

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligjin i punës, Nr. 03/L-212, Ligji për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114 dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik. 

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është pa afat të caktuar. 

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT 

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net  është prej datën 14.04.2022 deri me datën 13.05.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 14.05.2022 deri me datën 28.05.2022. 

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921 apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/