www.ofertapune.net Drejtor/e në Institucionin parashkollor | PunaIme

Drejtor/e në Institucionin parashkollor

Kompania

Komuna e Hanit të Elezit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Hani i Elezit

Data e publikimit

01/10/2020

Data e perfundimit

14-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 , Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35 , të, Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ nr.15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria për Arsimit, Kulturë,Rini dhe Sport në komunën e Hanit të Elezit , shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË INSTITUCIONIN PARASHKOLLOR

  • Titulli i vendit të punës:.Drejtor/esh në Institucionin parashkollor (IP)
  • Institucioni: Komuna Hani Elezit
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë,Rini dhe Sport
  • Lloji i pozitës: Jo karrierës
  • Numri i Pozitave: një (1)
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i DKARS-së
  • Grada/Koeficienti: A-7.8
  • Orët e punës: 40
  • Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite (me mundësi vazhdimi edhe dy mandate tjera)

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
  • Përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit
  • Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  • Aftësimin e personelit në Institucion;
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit;
  • Detyrat e caktuara për zgjidhjen e mesimdhënesve, vlersimin e mësimdhënesve, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe qeshtjet tjera qe kane te bejne me mesimdhënesit dhe puntoret tjerë
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës, sigurimit dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
  • Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatmit të kurrikulës;
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit:

  • Master për udhëheqje,administrim ose menaxhim në arsim,(kualifikimin prej 330 ECTS së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  • Master arsimor(kualifikimi prej 300 ECTS 5 vite te shkollimit universitar)
  • Katërvjeqar(kualifikimi prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar)
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS/ 4 vite të shkollimit universitar)

Të kenë licencë të rregullt të mesimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;

Të ketë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimit të KSHLM

Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës.

Katër (4) vite përvojë pune.

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes;
  • Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës;
  • Dëshminë për përvojën e punës;
  • Portofolin profesionale;
  • Letër referencë nga një institucion publik – kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
  • Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 31.10.2020 deri 14.11.2020 (16:00).

Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.

E drejta për aplikim fillon nga data: 31.10.2020 deri më 14.11.2020

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Konkursi dhe rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.