Drejtor/e në Bordin e Drejtorëve (4)
Data e publikimit
06/10/2020
Data e perfundimit
25-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Komisioni i Komunës i Aksioneve t& “Stacionit të Autobusëve” në Istog, në bazë të dispozitave të nenit 16 të Ligjit NR. 03/1L-087 për Ndërmarrjet Publike, shpall:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Drejtor/e në Bordin e Drejtorëve në “Stacionin e Autobusëve” në Istog.
- Numri i pozitës: 4 (katër) kryerëse
- Kohëzgjatja e mandatit : 3 (tri) vjecare
- Vendi i punës: Stacioni i Autobusëve në Istog
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Administron dhe ushtron mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në vecanti, të veprimtarisë së zyrtareve të N.P.L dhe merr vendim për N.P.L “Stacioni i Autobusëve” sipas kompetencave të përcaktuara me Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike.
- Zgjedh dhe zëvendëson, shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të N.P.L “Stacioni i Autobusëve”
- Aprovon Planin, Raportin e punës dhe Raportin Financiar t8 N.P.L “Stacioni i Autobusëve” në Istog për periudhat e caktuar kohore dhe njëherit rekomandimet për aprovim këto raporte tek K.K.A dhe Kuvendi i Komunës.
- Miraton dokumente si: Rregulloret e ee! eo organizative dhe sistematizimin e vendeve t# punës;
- Propozon ndërmarrjen e hapave te ndryshem për ‘administrimin sa më të mirë te N.P.L “Stacioni i Autobusëve”.
- Për punët e veta Bordi i përgjigiet K.K.A dhe Kuvendit të Komunës.
Shkollimi i kërkuar:
- Diplomë universitare.
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:
- Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë – në një nivel të lartë te menaxhimit në fushën e administrimit të biznesit, financave korporatave, financa, menaxhim të thesarit banka, konsulent në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencave ose njohurive e cila ka të bëjë me veprimtarin afariste në N.P ose për së paku 5 vjet të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar ose anëtar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushitë me veprimtarin afariste të NP.
- Drejtori në bordin e Drejtorëve të N.P.L “Stacioni i Autobusëve” duhet të jetë person me integritet të dëshmuar i cili i plotëson kushtet e parapara me dispozitat e nenit 17.1 dhe 17.2 të Ligjit nr.03/L-87 për ndërmarrjet Publike,
- Të ketë shkathtësi menaxhuese,
- Të kete njohuri për punën me kompjuter (MS, Word, Exel, etj)
- Njohje e gjuhëve zyrtare e domosdoshme,
- njohja e gjuhëve të huaja dhe punës me kompjuter do të konsiderohet përparësi
Kandidatet e interesuar për këtë pozitës, kërkesës duhet ti bashkëngjitin:
- CV-në
- Certifikata e lindjes,
- Dëshmi të kualifikimeve shkollore,
- Dëshmi mbi përvojën e punës dhe
- Dokument identifikimi,
- Certifikata që nuk është nën hetime
- Deklarata me shkrim që i plotëson kushtet sipas neni 17.1dhe 17.2 të Ligjit nr.03/L-87 për ndërmarrjet Publike, dhe
- Letër motivuese.
Dokumentet e nevojshme dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetar të Komunës së Istogut ose përmes postes.
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjete) ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.
Inkurajohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpresim kërkesat nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërorë nga të gjitha komunitetet në Kosovë.