www.ofertapune.net Drejtor/e i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë | PunaIme

Drejtor/e i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë

Kompania

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16/06/2021

Data e perfundimit

25-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të nenit 31 dhe 33 paragrafi 1 të Ligjit Nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, në bazë të Rregullores për Përzgjedhjen e Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë, në bazë të Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 dhe në bazë të Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, KPK/Nr.349/2021, të datës 28 maj 2021, shpall këtë:

K O N K U R S

DREJTOR I NJËSITIT PËR SHQYRTIMIN E PERFORMANCËS SË PROKURORISË

REFERENCA Kodi: KPK/SKPK/NJSHPP – 01
Emri Pozitës: Drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë
Niveli:  I Lartë Drejtues
Raporton: Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës
Paga: Me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës
Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
Kohëzgjatja e kontratës: Tre (3) vjet
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Drejtori është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Eshtë përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas të Njësitit dhe i raporton drejtpërdrejtë Kryesuesit të Këshillit dhe iu përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për
  2. Të udhëheqë proces të drejtë, të pa anshëm dhe të barabartë të vlerësimit të përformancës së Prokurorëve dhe zyrave të Prokurorive duke u bazuar në kushtet dhe kritetet e përcaktuara me Ligjin mbi Këshillin Prokurorial të Kosovë dhe në bazë të procedurave dhe metodave të përcaktuara me Rregulloret e përpiluara dhe miratuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës;
  3. Në përgatitjen e raporteve për Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me performancën individuale të prokurorëve dhe identifikimin e gjendjes në zyrat e Prokurorive të Kosovës, përgatitë rekomandime lidhur me zhvillimin e politikave dhe praktikave më të mira për ngritjen e efikasitetit dhe përformancës individuale të prokurorëve dhe zyrave të Prokurorive;
  4. Ndërmerr hulumtime në lidhje me sasinë, kualitetin dhe efikasitetin e punës së prokurorive, për përpunimin e të dhënave dhe informatave si dhe përpilimin e raporteve statistikore dhe raporteve tjera;
  5. Përgatitë për Këshillin Prokurorial të Kosovës raporte mujore, tremujore dhe Vjetore, lidhur me vlerësimin e punës së Prokurorëve dhe zyrave të Prokurorive;
  6. Planifikon dhe administron me buxhetin e Njësitit si dhe i propozon Këshillit Prokurorial propozim buxhetin për çdo vit
  7. Drejtori siguron besueshmërinë dhe fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të dhënave me të cilat disponon Njësiti;
  8. Kryen çdo detyrë tjetër që i cakton Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës apo Këshilli.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Veti të mira ndër personale dhe aftësi të mira për punë ekipore; aftësi për të përballuar punën nën stres dhe shkathtësi lidershipi;
  • Reputacion të lartë profesional dhe integritet moral;
  • Njohje të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe njohuri mbi aplikimin e standardeve dhe praktikave më të mira mbi administrimin e Prokurorive;
  • Zotërim të gjuhës Shqipe dhe Serbe, me aftësi për të hartuar dokumente ligjore të logjikshme, të qarta dhe të përpikta.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Të ketë përgatitje universitare në Drejtësi, Fakulteti Juridik katër (4) vjeçar.

Përvoja e Punës:

Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune si prokuror, gjyqtar, avokat apo në një fushë të ngjashme në zbatimin e ligjit apo të administrimit të së drejtës penale; nga të cilat së paku tre (3) vite përvojë në pozitë udhëheqëse.

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 06.2021 deri me datë 25.06.2021 si datë e mbylljes së konkursit.
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: prokuroria-rks.org
  • Aplikimi në mënyre elektronike: Pas plotësimit, aplikacionit i bashkëngjitni dokumentet e skanuara të cilat kërkohen sipas konkursit ne formatin PDF, dokumentacioni dërgohet në postën elektronike: burimet.njerë[email protected], ku me pas ju do te pranoni konfirmimin për dërgesën e aplikacionit tuaj ne mënyre elektronike.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.
  • Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
    • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
    • Të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjes siç përkufizohet me ligj.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”
  • Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:
    • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
    • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi ose kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
    • Dy rekomandime (nëse keni);
    • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
    • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
    • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën
  • Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin në