www.ofertapune.net Drejtor/e i/e Shitjes dhe Operacioneve | PunaIme

Drejtor/e i/e Shitjes dhe Operacioneve

Kompania

Smeg

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-02-2024

Data e perfundimit

06-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Pozita: Drejtor/e I shitjes dhe Operacioneve

Kompania SMEG Kosova, brand fitues i çmimeve ndërkombëtare, për kuzhinën tuaj. Smeg i dizajnuar nga arkitektë dhe stilistë të njohur ndërkombëtarisht tash është prezent edhe në Kosovë. Për të zhvilluar biznesin tonë, kompania kërkon të punësojë një persona në pozicionin e Drejtorit të shitjes dhe operacioneve.  .
Kandidati/ja duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, eksperiencë në pritjen dhe zbulimin e nevojave të klientit si dhe bindës në përcjelljen e informacionit me qëllim final realizimin e shitjes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të shitjes dhe operacioneve.
  • Menaxhimi i ekipit të shitjes dhe operacioneve.
  • Përgatitja e buxhetit dhe monitorimi i performancës financiare.
  • Koordinimi i përpjekjeve të shitjes me të gjitha akterët për të siguruar një integrim të qëndrueshëm të operacioneve.
  • Identifikimi i mundësive për rritje dhe zhvillim të biznesit.
  • Ndihma në zhvillimin dhe implementimin e politikave dhe procedurave operacionale të përshtatshme.
  • Të informojë klientët mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e ofruara;
  • Të ofroj shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve.
  • Të ndjekë me përpikëri proceset e punës siç përcaktohet në udhëzimet e përcaktuara paraprakisht.
  • Të tregohet bashkëpunues me të gjithë sektorët brenda kompanisë për të mundësuar realizimin me sukses procesit të shitjes.
  • Të realizojë aktivitetin e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve dhe arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
  • Të tregojë kujdes ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe komode për klientët.
  • Bashkëveprim të ngushtë me departamentin e shërbimit ndaj klientit për ndjekjen me përpikëri të kërkesave të klientëve
  • Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:

  • Diplome Universiteti (e obligueshme) drejtimin e biznesit, menaxhment, apo fushë të ngjashme.
  • Së paku tre vite eksperiencë në fushën e shitjeve obligative
  • Eksperience e mëparshme në menaxhim është përparësi.
  • Certifikime apo trajnime ne fushën e shitjeve përbejnë avantazh.
  • Preferohet njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Aftësi të mira kompjuterike të paketës Office dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet e aplikuara të shitjes (për këtë do te trajnohet ne kompani).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Të jetë person energjik dhe i motivuar, i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve.
  • I/e disponueshem për të punuar me turne.
  • I/e besueshëm dhe i/e aftë për të ndërmarrë iniciativa.
  • Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup.

Ne ofrojmë një ambient shumë miqësor, kushte të favorshme pune si dhe mundësi rritje profesionale bazuar në performancë.
Për aplikime ju lutem përveç CV, na tregoni diçka për veten tuaj përse jeni të motivuar për këtë pozicion pune, në adresën e e-mailit [email protected]
Afati i aplikimit  15.02.2024