www.ofertapune.net Drejtor/e i/e RTK Radios | PunaIme

Drejtor/e i/e RTK Radios

Kompania

Radio Televizioni i Kosovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21/09/2020

Data e perfundimit

30-09-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Në bazë të Nenit 35 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK rishpallë: 

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

  • Drejtor i RTK Radios 

Drejtori i RTK Radios:

  • Drejtori i RTK Radios duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i RTK Radios duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i RTK Radios emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Menaxhon veprimtarinë e RTK Radios në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së,
  • Administron dhe menaxhon RTK Radion, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Përgatitë planin vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  • Përgatitë raportin vjetor mbi përmbushjen e planit programor me arsyetim për përqindjen e dëgjueshmërisë për disa emisione, posaçërisht për ato të reja;
  • planifikon dhe organizon proceset e punës në njësinë programore të radios si dhe mbikëqyrja e tyre;
  • mbikëqyrë dhe  është  përgjegjës  për  transmetimin  e  programit  së  bashku  me transmetimin e    reklamave në kornizën ligjore;
  • mbikëqyrë përmbushjen e planit programor me një numër minimal të ekzekutuesve;
  • mbikëqyrë arsimimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja me perspektivë;
  • mbajtja e bisedave të rregullta vjetore në njësinë programore;
  • drejton dhe përfaqëson njësitë programore të RTK Radios;
  • përgatitë normativat dhe standardet programore;
  • përgatitë strategjitë zhvillimore për njësinë programore të RTK Radios;
  • mbanë cilësinë e programit sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • përcjellë harxhimin e mjeteve deri te niveli për çdo emision, që mund të llogaritet çmimi për një minutë të programit;
  • organizon dhe nënshkruan të gjitha dokumentet mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK Radios, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  • përgatitë emisionet e reja me përqindjet paraprakisht të përcaktuara të dëgjueshmërisë;
  • organizon dhe përcjellë dëgjueshmërinë dhe statistikat programore;
  • organizon arkivin programor;
  • kryen punë tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK Radios i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.

Kushtet që duhen plotësuar: 

  • Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i RTK Radios nuk mund të emërohet personi, i cili:

  1. mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  2. ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  3. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
  4. është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • një CV,
  • një kopje të letërnjoftimit,
  • një letër motivuese,
  • tri referenca,
  • dëshmitë e kualifikimit,
  • dëshmi që nuk është nën hetime, të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit, si dhe
  • aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, rtklive.com.

Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të RTK Radios (deri në 3 faqe).

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës [email protected], deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00.

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

⇒ Shpallja e plote.