Drejtor/e Ekzekutiv/e
Data e publikimit
25-07-2024
Data e perfundimit
15-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment Ekzekutiv
Kompania IDS-Metal
Rreth nesh:
Ne jemi një kompani udhëheqëse në përpunimin e metaleve, montazh dhe spërkatje. Me vendndodhje në Kosovë dhe Slloveni, ne ofrojmë zgjidhje efikase dhe cilësore. Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë të internetit: IDS Metal
Për nevojat e brendshme po kërkon një Drejtor/e Ekzekutive të talentuar dhe të përkushtuar.
Kualifikimet dhe Përvojat:
- Diplomë universitare në administrim biznesi, menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Përvojë disa vjeçare në pozicione drejtuese/menaxheriale, me arritje të dukshme;
- Përvojë me klientë ndërkombëtarë dhe udhëheqjen e ekipeve.
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhim dhe lidership.
- Mendim strategjik dhe aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar strategji biznesi.
- Aftësi të forta komunikimi në shqip dhe gjermanisht ose anglisht.
- Njohuri financiare për menaxhimin e buxheteve dhe marrjen e vendimeve ekonomike.
- Gatishmëri për udhëtime dhe orare fleksibile.
Cilësitë Personale:
- Integritet i lartë dhe etikë profesionale.
- Fleksibilitet dhe përshtatshmëri në një mjedis që ndryshon shpejt.
- Aftësi për të krijuar një ambient pune motivues dhe produktiv.
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe përfitime.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe personal.
- Ambient pune dinamik dhe mbështetës.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko” deri me datën 14 Gusht 2024.
Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.
IDS-metal promovon mundësi të barabarta pa dallim gjinie, feje, apo kombësie. Prandaj, të gjithë ata që besojnë se i plotësojnë kriteret e mësipërme inkurajohen të aplikojnë.