Drejtor (3), Zëvendësdrejtor (3)
Data e publikimit
03/07/2020
Data e perfundimit
16-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Nr: 790/41
Datë: 02.07.2020
Në bazë të nenit 11, paragrafi 1, nenit 18, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjit nr. 04/l-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit NR. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit 3 dhe 4 të Udhëzimit administrativ të MASHT-it nr. 15/2019 për detyrat ,përgjegjësitë , procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit dhe Zv.Drejtorit të institucionit edukativo- arsimor dhe aftësues,Drejtoria e Arsimit- Komuna e Pejës ,shpallë:
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
I.Titulli i vendit të punës :
- Drejtor i Kopshtit të fëmijëve “Pellumbat e Paqës” në Pejë.
- Drejtor në SHFMU”Rilindja” në Trestenik.
- Drejtor në Shkollën e Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.
Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar.
Orari :I plotë
Numri i Pozitave: 3
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Koeficienti: 7.8
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet
Qëllimi i vendit të punës: Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor
II.Titulli i vendit të punës:
I.Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme të ulët “Asdreni” në Pejë
II.Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit” në Pejë
III.Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme të ulët “Xhemajl Kada” në Pejë
Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar.
Orari:I plotë.
Numri i Pozitave: tre (3) pozita
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Koeficienti: 7.2.
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet.
Qëllimi i vendit të punës: Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E DREJTORIT :
-Drejtori i institucionit edukativo- arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe adminstrimin e përgjithëshem të institucionit duke përfshirë:
-Përgatitjen e planit vjetor,planit zhvillimor të institucionit edukativo arsimor dhe raportet vjetore te punës;
-Perdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave per menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të nderlidhura të praktikës ,sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
-Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve ,vlerësimin e mësimdhënësve ,disiplinën në institucionin edukativo arsimor dhe çështjet e tjera qe kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe puntorët e tjerë të arsimit;
-Mbështetjen dhe mbikqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
-Mbështetjen dhe mbikqyrjen e aktiveve profesionale dhe bashkëpunëtorëve professional të institucionit edukativo-arsimor;
-Bashkpunon me Këshillin Drejtues të Shkollës,Këshillin e Prindërve ,Këshillin e Arsimtarëve,Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit eduaktivo arsimor.
-Raporton dy herë në vit para Këshillit Drejtues të Shkollës;
-Siguron një ambient të sigurt për nxënësit në institucionin edukativo arsimor ,duke përfshirë ketu edhe masat disiplinore të nxënësve;
-Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave ,siq parashihet nga Komuna apo MASHT;
-Koordinimin dhe bashkëpunimin me aktivet profesionale për ndarjen e normave dhe orëve për mësimdhënës/edukatorë;
-Caktimin e kujdestarëve të klasave dhe kërkon raport prej tyre në paralele;
-Caktimin e kujdestarëve të ditës dhe kërkon raportin prej tyre;
-Përdorimin efikas të sistemit të informatave për udhëheqësin e arsimit në nivel komune e më gjerë dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;
-Detyrat dhe obligimet që dalin në bazë të plan programeve mësimore aktuale;
-Respektimin e afateve zyrtare;
-Respektimin e orarit, të punës të përcaktuar nga punëdhënësi;
-Mentorimin dhe monitorimin e orëve mësimore;
-Planifikimin e buxhetit të shkollës dhe menaxhimin sipas kërkesave;
-Ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe dhënien e llogarisë për shpenzimin e mjeteve të shkollës;
-Thirrjen dhe udhëheqjen e mbledhjeve të Këshillit të arsimtarëve;
-Pjesëmarrjen në panelin për pranimin e kuadrit në shkollë;
-Propozimin për dhënien e lëvdatave dhe shpërblimeve për kontribute dhe suksese të shkollës;
-Nxjerrjen e vendimeve për themelimin e komisioneve të ndryshme në interes të shkollës;
-Kryerjen e detyrave të tjera të ngarkuara nga ana e DKA-së dhe obligimet e përcaktuara me akte të tjera normative.
Kushtet për drejtor:
– Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
– Të kenë të kryer studimet universitare master për udhëheqje ,administrim apo menaxhim në arsim (kualifikim prej 330 ECTS pikë 5 vite të shkollimit universitar),studimet master arsimor (kualifikim prej 300 ECTS-pikë ),apo se paku arsimin universitar të nivelit themelor bachelor(kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit;
– Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit administrativ për licencim të mësimdhënësve
– Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT,sipas rekomandimit të KSHLM;
– Të kenë së paku 4 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;
Dokumentet e domosdoshme:
– Dokumentet personale (certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta);
– Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat);
– Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
– Dëshmi se ka licencë të mësimdhënësit ;
– Dëshmi të përvojës së punës në arsim;
– Portfolio profesionale (sipas udhëzimeve në Shtojcën G të UA 15/2019);
– Letër-referencë nga një institucion publik kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
-Letër motivuese për vendin e punës për të cilin aplikon;
-Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo arsimor për të cilin ka konkuruar.Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë me hapsirë prej 1.5 ,fonti i shkronjave 12.arial).Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios ,por është edhe pjesë përbërse kryesore e intervistës;
– Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit;
– Dëshminë se kandidati nuk është nën hetim
-Kandidati/ja për drejtor apo zv. drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë 3 viteve para aplikimit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E ZËVENDËSDREJTORIT:
-Në mungesë të drejtorit, e zëvendëson atë;
-Konsultohet me drejtorin e shkollës dhe ndihmon atë në administrimin dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve në shkollë;
-Ndihmon të gjithë arsimtarët dhe personelin tjetër në shkollë në bashkërendimin e aktiviteteve profesionale;
-Ndihmon në përkujdesjen e mirëqenies dhe sigurisë në shkollë;
-Ndihmon në punën me prindërit dhe rrethin lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës;
-Mban orë mësimi kurdoherë që mungojnë arsimtarët;
-Pranon, kontrollon dhe i sistemon plan programet e mësimdhënësve;
-Është përgjegjës për përcjelljen e procesit mësimor dhe disiplinën e nxënësve;
-Është përgjegjës për kontrollimin e dokumentacioneve shkollore të klasave së paku një herë brenda tre muajve;
-Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtori i shkollës.
Kushtet për zëvendësdrejtor:
– Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
– – Të kenë të kryer studimet universitare master për udhëheqje ,administrim apo menaxhim në arsim (kualifikim prej 330 ECTS pikë 5 vite të shkollimit universitar),studimet master arsimor (kualifikim prej 300 ECTS-pikë ),apo se paku arsimin universitar të nivelit themelor bachelor(kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit;
– Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit administrativ për licencim të mësimdhënësve
– Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT,sipas rekomandimit të KSHLM;
– Të kenë së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;
Dokumentet e domosdoshme:
– Dokumentet personale (certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta);
– Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat);
– Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
– Dëshmi se ka licencë të mësimdhënësit ;
– Dëshmi të përvojës së punës në arsim;
– Portfolio profesionale (sipas udhëzimeve në Shtojcën G të UA 15/2019);
– Letër-referencë nga një institucion publik kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
-Letër motivuese për vendin e punës për të cilin aplikon;
-Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo arsimor për të cilin ka konkuruar.Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë me hapsirë prej 1.5 ,fonti i shkronjave 12.arial).Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios ,por është edhe pjesë përbërse kryesore e intervistës;
– Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit;
– Dëshminë se kandidati nuk është nën hetim
-Kandidati/ja për zv. drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë 3 viteve para aplikimit.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
Aplikacionet dorëzohen në Drejtorinë e Arsimit-Komuna e Pejës