www.ofertapune.net Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme | PunaIme

Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme

Kompania

Islamic Relief Kosova

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

14-05-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe Komunës së VUSHTRRISË për implementimin e projektit Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Vushtrrisë” gjatë viteve 2023-2025 me pin kod 020_004574 & 020_004720, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën: Doktor/eshë i/e Mjekësisë së Përgjithshme (1 pozitë); shpall këtë: 

K O N K U R S

Titulli i punës: Doktor i/e mjekësisë së përgjithshme  

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i Referencës: IR/RKS/23-2024

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Vushtrrisë të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Vushtrrisë – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së dhe ose QMF-së
  • Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP
  • I përmbahet etikës mjekësore
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare
  • Të ketë vetë iniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësitë të QKMF-së dhe ose QMF-së
  • Sipas nevojës kryen edhe vizitat shtëpiake te pacientët kronik
  • Sipas urdhrit të Përgjegjësit të QMF-së kryen edhe punët tjera
  • Për punën e vet i përgjigjet Përgjegjësit të QMF-së
  • Propozon, konsultohet me kolegë për përcaktimin e diagnozës definitive të pacientit, duke i dhënë terapi adekuate
  • Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia
  • Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie rreth aplikimit të mjekësisë familjare
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF
  • Merr pjesë në të gjitha takimet profesionale për ngritje dhe edukim rreth mjekësisë familjare
  • Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.

Kualifikimi:

  • Të ketë Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme (të noterizohet diploma)
  • Kandidatët e diplomuar jashtë vendit duhen ta kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT-i i RKS
  • Të ketë licencë valide nga OMK (të noterizohet licenca)
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Kohëzgjatja e kontratës: Për të gjitha pozitat e lartshënuara është deri më  31 Dhjetor 2025  (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit) .

Afati i aplikimit:

Nga data 14.05.2024 deri më 28.05.2024 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 28.05.2024 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.

Mënyra e Aplikimit: Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/Jc421JXkHosdprEZA, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online.

Që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm, kandidatët duhet të ngarkojnë në PDF dokumentet si më poshtë:

  • Diploma e Universitetit – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi: Mjekësi e Përgjithshme (të noterizohet)
  • Të ketë licencë valide nga OMK (të noterizohet)
  • Letërnjoftimi valid (në të dy anët)
  • Certifikatën e re e cila dëshmon se nuk jeni nën hetime (nga gjykata ose policia).
  • CV-në tuaj (në gjuhën angleze).

SQARIM:

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.

Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta.

Prishtinë, 14 Maj 2024