www.ofertapune.net Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme (Hani i Elezit) | PunaIme

Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme (Hani i Elezit)

Kompania

Islamic Relief Kosova

Lokacioni

Hani i Elezit

Data e publikimit

28-03-2025

Data e perfundimit

11-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe KOMUNËS SË HANIT TË ELEZIT për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025” me pin kod 020_004574 dhe numër të protokollit 02/7988, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën: Doktor/eshë i/e Mjekësisë së Përgjithshme (1 pozitë), shpall këtë:  

K O N K U R S

TITULLI I PUNËS: DOKTOR I/E MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME  

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i Referencës: IR/RKS – 08/2025

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Hani i Elezit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Hanit të Elezit – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së dhe ose QMF-së 
  • Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP
  • I përmbahet etikës mjekësore
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare
  • Të ketë vetë iniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësit të QKMF-së dhe ose QMF-së
  • Sipas nevojës kryen edhe  vizitat shtëpiake te pacientët kronik
  • Sipas urdhrit të Përgjegjësit të QMF-së kryen edhe punët tjera
  • Për punën e vet i përgjigjet Përgjegjësit të QMF-së
  • Propozon, konsultohet me kolegë për përcaktimin e diagnozës definitive të pacientit, duke i dhënë terapi adekuate
  • Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia
  • Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie rreth aplikimit të mjekësisë familjare
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF
  • Merr pjesë në të gjitha takimet profesionale për ngritje dhe edukim rreth mjekësisë familjare
  • Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.

Kriteret për aplikim:

  • Të ketë Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme (të bashkangjitet e noterizuar në aplikim)
  • Kandidatët e diplomuar jashtë vendit duhen ta kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT-i i RKS
  • Të ketë licencë valide nga OMK (të bashkangjitet e noterizuar në aplikim)
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • CV

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025”

Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Hani i Elezit

Vendi i punës: Komuna e Hanit të Elezit, Zonat rurale

Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më  31 Dhjetor 2025  (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit) 

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova. 

Afati i aplikimit:

Nga data 28/03/2025 deri më 11/04/2025 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 11/04/2025, ora 23:59 nuk do te merren në konsideratë.

Mënyra e Aplikimit: Aplikimi bëhet vetem online përmes këtij linku në butonin APLIKO KËTU (të cilin e gjeni më poshtë), duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online. Dokumentet duhet të ngarkohen në PDF.

SQARIM:

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova. 

Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit. 

Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta. 

Prishtinë, 28 Mars 2025