Dizajner Multimedial (Dizajn Grafik & Video Editing)
Data e publikimit
09-02-2025
Data e perfundimit
10-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Art dhe Kulturë
Bëhu pjesë e ekipit fantastik të brendit amerikan të suplementeve dhe vitaminave ushqyese – Bala Nutritions.
Pozita 3: Dizajner Multimedial (Dizajn Grafik & Video Editing)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijimi i grafikave dhe përmbajtjeve vizuale për postime në rrjetet sociale.
- Montimi dhe prodhimi i videove që përfshijnë animacione 2D dhe 3D.
- Përdorimi i mjeteve si Blender, Adobe Photoshop, After Effects dhe Premiere Pro për të realizuar përmbajtje kreative.
- Përshtatja e dizajneve dhe videove në përputhje me identitetin e Bala Nutritions.
- Balancimi i projekteve të dizajnit dhe montazhit për të plotësuar kërkesat e marketingut.
Kërkesat:
- Aftësi të forta në dizajn grafik dhe redaktim video.
- Përvojë me programe si Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, Premiere Pro, After Effects).
- Eksperiencë me programe të animacionit dhe 3D si Blender ose Cinema 4D.
- Portfolio që tregon përvoja në dizajn grafik dhe montazh video.
- Kreativitet dhe aftësi për të menaxhuar projekte të ndryshme.
Pozita është me orar të plotë, në zyrat tona në Prishtinë (jo remote).
Si të Aplikoni: Dërgoni CV-në dhe portfolion tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” apo në [email protected]