www.ofertapune.net Dizajner Grafik, Social Media Manager (Shqipëri) | PunaIme

Dizajner Grafik, Social Media Manager (Shqipëri)

Kompania

Devolli Group

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

30-04-2024

Data e perfundimit

21-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Pozita: Dizajner Grafik, Social Media Manager (Shqipëri)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Krijimi i strategjisë së dizajnit bazuar nga strategjia e brendit.
  • Krijimi dizajneve vizuale, projektimi kreativ dhe redaktimi grafik i të gjitha materialeve të nevojshme
  • Menaxhimi i propozimeve kreative nga menaxhmenti nga radhitja deri tek projektimi, printimi dhe prodhimi
  • Zhvillimi i koncepteve kreative për brendimet në pika shitëse dhe implementimi i tyre sipas standardit te kompanisë
  • Menaxhimi i disa projekteve në të njejtën kohë
  • Komunikon me menaxherët e brendeve për materialet promocionale ne aspektet teknike të shtypjes duke i udhëzuar për më tej
  • Komunikon me kompanitë e printimit duke ju dhënë gati informacionin e duhur për shtypjen e broshurave/pamfletëve dhe mbikëqyrë cilësinë e shtypit
  • Shpërndarja e informacionit në kohë tek shitja në lidhje me aktivitetet promovuese dhe koordinimin e dorëzimit te këtyre materialeve në kohë
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë të përcaktuara nga Mbikëqyrësi Direkt. 

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (e preferueshme)
  • Përvojë pune paraprake në dizajn grafik prej së paku 2 viteve
  • Njohuri të punës në programet InDesign, Illustrator, Photoshop dhe softuerë tjera të dizajnit
  • Njohje shumë e mirë të gjuhës angleze

Shkathtësitë dhe aftësitë:

  • Të jetë kreativ dhe fleksibil
  • I/e orientuar në detaje
  • Shkathtësi të mira analitike
  • Aftësi për menaxhim të kohës
  • Aftësi për multi-task duke iu përmbajtur afatit kohor
  • Aftësi të mira për zgjedhje të problemeve
  • Të ketë shpirt ekipor

Pozita: Social Media Manager

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe zbatim i strategjive të medias sociale për të rritur praninë tonë në internet.
  • Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes origjinale për të rritur angazhimin dhe ndjekësitë në platformat e medias sociale.
  • Bashkëpunimi me ekipet e marketingut dhe të komunikimit për të siguruar që mesazhet tona të jenë të konsistenta dhe të përshtatshme për audiencën tonë.
  • Përditësimi dhe menaxhimi i profileve të kompanisë në platformat kryesore të medias sociale.
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë të përcaktuara nga personat përgjegjës.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Bachelor në fushën e Marketingut
  • Përvojë paraprake së paku 3 vite në menaxhimin e rrjeteve sociale 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Njohuri të thella për platformat kryesore të medias sociale dhe tendencat e tyre të fundit.
  • Kreativitet dhe aftësi për të krijuar përmbajtje tërheqëse dhe të përshtatshme për audiencën e caktuar.
  • Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup;
  • Të jetë i/e motivuar dhe i/e përkushtuar;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyera organizative, menaxheriale dhe planifikuese.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke shtypur butonin e mëposhtëm “APLIKO”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?