Dizajner 3D
Data e publikimit
30-07-2024
Data e perfundimit
15-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Konkurs për Pozitën e Dizajnerit 3D në Sinnphonie
Pozita: Dizajner 3D
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Kompania: Sinnphonie
Rreth Kompanisë: Sinnphonie është një kompani inovative me bazë në Gjermani që merret me 3D animacion, video editim, reklamim, auditim e te tjera. Ne kemi ndërtuar një reputacion të fortë në tregun e krijimtarisë dhe teknologjisë, duke ofruar zgjidhje të jashtëzakonshme për klientët tanë. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të talentuar dhe të përkushtuar që punojnë së bashku për të sjellë në jetë idetë dhe vizionet e klientëve tanë.
Për më shumë infromacione rreth kompanisë, vizitoni faqen tonë të internetit https://sinnphonie.agency/
Ofrojmë:
- Mundësi për të punuar në projekte interesante dhe sfiduese.
- Ambient pune miqësor dhe kreativ.
- Trajnime dhe zhvillim profesional.
- Paga fillestare prej 400 euro, me mundësi rritje bazuar në performancë dhe përkushtim.
Nga kandidatët kërkohet:
- Fleksibilitet dhe aftësi për t’u përshtatur me ndryshimet dhe kërkesat e projekteve.
- Kreativitet dhe dëshirë për të sjellë ide të reja në tavolinë.
- Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip.
- Bazat në dizajnin 3D dhe aftësi për të mësuar shpejt.
Detyrat Kryesore:
- Asistimi në krijimin e animacioneve 3D dhe modeleve për projekte të ndryshme.
- Editimi dhe përmirësimi i materialeve ekzistuese.
- Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar që projektet të përfundohen në kohë dhe me cilësi të lartë.
Si të Aplikoni: Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi dhe mendoni se jeni kandidati i duhur, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një portofolion të punimeve tuaja përmes butonit ‘APLIKO KËTU’ ose në adresën tonë të email it: [email protected]. Afati i fundit për aplikim është data 15 Gusht 2024.
Ne jemi të lumtur të mirëpresim të gjithë ata që kanë pasion për dizajnin 3D dhe dëshirë për të punuar në një ambient krijues dhe dinamik. Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëni pjesë në projekte që do të formojnë të ardhmen e industrisë së animacionit dhe reklamimit!