Dispeçer/e Linje (3)
Data e publikimit
16/11/2020
Data e perfundimit
27-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 037L-212, të Republikës Kosovës, Ligjit nr. 037L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, Ligjit nr. OSIL -021 për Mbrojtje nga Diskriminimi nenit 4 pika 1,2,3,4 dhe 5 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ nr.0742017 për. Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 8 pika 1 (8), nenit 10 pika 1,5 dhe 11 pika te Rregullores nr.1074 të datës 21.08.2017 mbi Marrëdhënien në Punë, Vendimi nr.2902 të datës 12.11.2020, NPK.”Trafiku Urban” SHA. Prishtinë, më date 12.11.2020 shpall:
KONKURS
Pozitat e punës: Dispeçer Linje — 3 punëtor/e, prej tyre 2 punëtorëse me aftësi të kufizuar:
Orarii punës– i plotë
Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit, më mundësi vazhdimi:
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mban evidencën ditore të shoferëve dhe kondukterëve në harmoni me orarin ditor dhe
mujor - Kujdeset mbi mirëmbajtjen e rregullave të nisjeve sipas orarit dhe siguron linjën e operimit.
- Në rast të mungesës së autobusëve të mjaftuar në linje , kontakton me dispeçerin e bazës dhe monitoruesin për ti ofruar ndihmë me autobus.
- Bënë nënshkrimin e urdhëresave të punës në fillim dhe mbarim të çdo turre , është përgjegjës për nënshkrimet e bëra në urdhëresë.
- I njëjti në shërbimin ekonomiko financiar furnizohet me bileta mujore sipas nr. serik dhe mban përgjegjësi me biletat e ngarkuara sipas nr. serik.
- Është i obliguar që me bileta mujore ti furnizoj pasagjerët sipas grup moshave-profesionit dhe çmimeve në to (nxënës, studentë, dhe punëtorë).
- Është i obliguar që nga pasagjerët të kërkoi dokumentacionin përkatës — fotografi, vërtetim etj.
- Është i obliguar që për çdo biletë të dhënë mujore të evidentoj pasagjerin në librin e posaçëm.
- Është i obliguar që për çdo ditë në arkën e ndërmarrjes — te arkëtari të dorëzoj pazarin ditorë për bileta të shitura .
- Kryen edhe punë të tjera me urdhër të Udhëheqësit të Transportit dhe Drejtorit të operatives.
- I raporton U.T.
Kriteret dhe Dokumentacioni i kërkuar:
- Shkolla ë mesme apo fillore;
- Aplikacionin për punësim;
- Kopje të letërnjoftimit;
- Përvoja e punës përparësi;
- Dëshmi përkatëse që dëshmon se aplikuesi/ja është me aftësi të kufizuar (për
aplikantët me aftësi të kufizuar) - Etik profesionale dhe të jetë në gjendje të punoj nën presion;
Informata të përgjithshme:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidati, duhet t’i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: [email protected]
- Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e TU-së https://trafikurban-pr.com/
- Dëshmi mbi shkollimi;
- Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse posedon);
- Kopja e letërnjoftimit;
- Dëshmi përkatëse që dëshmon se aplikuesi/ja është me aftësi të kufizuar (për aplikantët me aftësi të kufizuar)
-Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali
nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.
Informata të përgjithshme:
- Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.
- “Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.
Forma e vlerësimit dhe procedurat e rekrutimit për personat. me aftësi të kufizuar do të zhvillohen varësisht nga aftësia e kufizuar e aplikantit/es dhe mundësitë organizative të
ndërmarrjes.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit : [email protected]
Konkursi është i hapur nga data 13.11.2020 dhe përfundon më datë 27.11.2020 në ora 24:00.