www.ofertapune.net Dispeçer/e (Dispatcher) | PunaIme

Dispeçer/e (Dispatcher)

Kompania

KFC Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-06-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Part Time

Dispeçer/e (Dispatcher)

Rreth KFC

Të gjithë ne e duam pulën, mirëpo ajo çka na dallon ne nga të tjerët janë njerëzit tanë me ide të shkëlqyeshme të cilët fshihen pas suksesit të KFC.

Kështu, jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar që ndajnë vizionin, vlerat dhe përkushtimin ndaj njerëzve tanë dhe ndaj shërbimit superior për klientët.

Dispatchers janë heronjët që koordinojnë porositë në të gjitha Restaurantet Delivery ku sigurohen që çdo klient të ndahet i kënaqur me porosi dhe i mirëpritur në KFC Kosova.

Lokacioni: KFC Zyre Qëndrore

Orari: Gjysmë Orari (Me ndërrime)

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Përcakton porositë për shoferët, duke kordinuar lokacionet (rrugët), ndryshimet e lokacioneve dhe porosive;
  • Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Operacioneve në implementimin e rutinave ditore te Delivery dhe plotësimin e kërkesave të klientëve;
  • Vepron si një ndërlidhës/e komunikimi përmes sistemit Delivery me Restaurantin & Shoferët dhe i përgjigjet thirrjeve telefonike nga klientët, restaurantet dhe shoferët;
  • Përgatitë raportet e rregullta të Delivery dhe dërgon ato tek personat kompetentë.

Kë po kërkojmë?

Një person me vetbesim, energjik/e dhe komunikativ/e, I/e cili/a është i/e gatshëm/e të mësoj dhe punojë më një ambient dinamik. Dikë që i pëlqejnë sfidat dhe ka aftësi organizative.

Kjo pozitë gjithashtu kërkon:

  • Të jetë person pozitiv dhe i qasshëm për të tjerët;
  • Të jetë i/e përshtatshëm/me të punojë me orar fleksibil
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Shqipe dhe Angleze;
  • Duhet të ketë njohuri bazike të përdorimit të Excel;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe të menaxhojë situatat me presion;
  • Njohuri të përgjithshme mbi hartat rrugore në Kosovë.
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në ekip dhe te menaxhoj me situatat sfiduese.

Çfarë mund të ju ofrojmë ne?

  • Pagë të 13-të;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Shujtë ditore falas në KFC ;
  • 20% zbritje për çdo blerje;
  • Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit;
  • Ushqim dhe pije falas në zyrë ;
  • Paisje elektronike (telefon, laptop dhe të tjera) në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat;
  • Aktivitete të ndryshme ekipore.

Si të aplikoni?

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në email: [email protected], deri më 30/06/2024. Ju lutemi që titulli i email-it të jetë ” Dispatcher”.