www.ofertapune.net Depoist, Postier, Zyrtare për Përkrahje të Klientëve dhe Agjentëve | PunaIme

Depoist, Postier, Zyrtare për Përkrahje të Klientëve dhe Agjentëve

Kompania

N'post

Lokacioni

Gjakovë , Prishtinë

Data e publikimit

17-12-2024

Data e perfundimit

16-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për DEPOIST (PRISHTINË) dhe POSTIER (PRISHTINË) (GJAKOVË) dhe ZYRTARE PËR PËRKRAHJE TË KLIENTËVE DHE AGJENTËVE (PRISHTINË)

Konkurs për DEPOIST

PRISHTINË (2) – VETERNIK – HQ

Orari i punës: 08:00 deri në 16:00 dhe 16:00 deri në 00:00

Përgjegjësitë:

Pranimi dhe Kontrolli i Mallrave

  • Pranimi dhe regjistrimi i mallrave të ardhura në depo.
  • Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së mallrave sipas dokumentacionit.
  • Vendosja e etiketave dhe kodimit të mallrave për identifikim të lehtë.

Mbajtja e Inventarit

  • Menaxhimi i inventarit të depo-së për të siguruar që të gjitha mallrat të jenë të ndjekura dhe të regjistruara saktësisht.
  • Regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave nga depoja.
  • Blerja dhe ruajtja e materialeve dhe paisjeve të nevojshme për funksionimin e depo-së.

Organizimi i Depo-së

  • Vendosja e mallrave në mënyrë të rregullt dhe të organizuar në raftet dhe zonat e depo-së.
  • Sigurimi i një hapësire efikase dhe të sigurtë për lëvizjen e mallrave dhe punën e stafit të depo-së.
  • Ruajtja e mallrave të ndjekura me kujdes për të parandaluar dëmtimin ose humbjen e tyre.

Përgatitja dhe Dërgimi i Porosive

  • Përgatitja e porosive për dërgesat e klientëve sipas udhëzimeve dhe standardeve të kompanisë postare.
  • Etiketimi dhe paketimi i saktë i dërgesave për të siguruar mbrojtjen dhe integritetin e mallrave.
  • Dërgimi i dërgesave me kujdes dhe saktësi në mënyrë që të arrinë destinacionin e duhur brenda afateve të caktuara.

Menaxhimi i Returit (ritrajtimit) dhe Kthimit të Mallrave

  • Pranimi dhe menaxhimi i mallrave të kthyer nga klientët ose dërgesat e kthyera.
  • Kontrollimi i kushteve të mallrave të kthyer dhe vendosja e tyre në procesin e rimbushjes ose rivendosjes në inventar.

Siguria dhe Rregullat e Depo-së

  • Respektimi dhe zbatim i rregullave të sigurisë në depo për të parandaluar aksidentet dhe dëmet materiale.
  • Përdorimi i pajisjeve të sigurisë si kasketa mbrojtëse, doreza etj., kur është e nevojshme.

Përfitimet:

  • Pagë të volitshme 
  • Orar i regullt i punës 
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kërkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit të për të cilin aplikoni
  3. Përparsi kanë depoistët me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

PRISHTINË:

Kanale të aplikimit: https://nposta.com/apliko-per-pune/, ose direkt në emailin: [email protected] duke shënuar pozitën për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.

Konkurs për POSTIER

PRISHTINË (2) GJAKOVË (2) 

Përshkrimi i vendit të punës:

Ju do të punoni si postier në shpërndarje të dërgesave postare, pako, kartela bankare.

Përveç pagës bazë si dhe kompenzimit për cdo dërgese të suksesshme ne gjithashtu ofrojmë edhe bonuse bazuar në nivelin e dërgesave që dorëzoni si dhe e cmojmë lojalitetin ndaj kompanisë duke rritur pagën baze çdo vit. Në NPOST do të punoni në shpërndarje të dërgesave të kompanive më me renome në botë si dhe bankave më të mëdha në Kosovë duke ofruar stabilitet dhe punë afatgjatë.

Gjatë punës fillestare do të kaloni në një proces trajnimi 2 ditor mbi komunikimin me klientët, përdorimin e aplikacionit të posteriëve, rritjen e efikasitetit si dhe si të bëheni postier i suksesshëm.

Përfitimet:

  • Veturën per pune të cilën e përdor për vajtje-ardhje në depo  
  • Pagë të volitshme 
  • Bonus në cdo porosi 
  • Orar i regullt i punës 
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  • Numër të bollshëm të dergesave 
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kerkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit për të cilin aplikoni
  3. Përparsi kanë postierat me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Linku për aplikim: 

Kanale të aplikimit: https://nposta.com/apliko-per-pune/, ose direkt në emailin: [email protected] duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.

ZYRTARE PËR PËRKRAHJE TË KLIENTËVE DHE AGJENTËVE:

PRISHTINË HQ (2)

Përshkrimi i vendit të punës:

Orari: 12:00 deri në 20:00 (HQ) dhe 11:00 deri në 19:00 (Rruga B)

Ju do të punoni si zyrtare për përkrahje të klientëve dhe agjentëve në zyra tona postare. Po kërkojmë zyrtare në përkrahje të klientëve dhe detyra sic janë pranimi i telefonave, zgjedhjen e problemeve me dërgesa, kontakt të klientëve për dergesat pa adresa, barazim ditor të postierave, pranimin e dergësave, dorëzimin e dërgesave në zyrën lokale.

Në NPOST do të punoni në përkrahje të shpërndarjës së dërgesave të kompanive më me renome në botë si dhe bankave më të mëdha në Kosovë duke ofruar stabilitet dhe punë afatgjate.

Gjatë punës fillestare do të kaloni në një proces trajnimi 7 ditor mbi komunikimin me klientët, përdorimin e sistemit të mënaxhimit të brendshëm.

Përfitimet:

  1. Pagë konkuruese
  2. Orar i regullt i punës 
  3. Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  4. Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kërkesat për kanditatët:

  1. Minimum shkollim të mesëm 
  2. Përvoja e punës në pozitë të ngjashme është përparësi
  3. Të jetë banore e rajonit të Prishtinës
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë).

Linku për aplikim: 

Kanale të aplikimit: https://nposta.com/apliko-per-pune/, ose direkt në emailin: [email protected] duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.