www.ofertapune.net Depoist (Prishtinë), Postier (Kamenicë) | PunaIme

Depoist (Prishtinë), Postier (Kamenicë)

Kompania

N'post

Lokacioni

Gjilan , Prishtinë

Data e publikimit

25-04-2024

Data e perfundimit

22-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për DEPOIST (PRISHTINË) dhe POSTIER (KAMENICË)

PRISHTINË (1) – VETERNIK – HQ

Përshkrimi i vendit të punës:

Përgjegjësitë:

Pranimi dhe Kontrolli i Mallrave

  • Pranimi dhe regjistrimi i mallrave të ardhura në depo.
  • Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së mallrave sipas dokumentacionit.
  • Vendosja e etiketave dhe kodimit të mallrave për identifikim të lehtë.

Mbajtja e Inventarit

  • Menaxhimi i inventarit të depo-së për të siguruar që të gjitha mallrat të jenë të ndjekura dhe të regjistruara saktësisht.
  • Regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave nga depoja.
  • Blerja dhe ruajtja e materialeve dhe paisjeve të nevojshme për funksionimin e depo-së.

Organizimi i Depo-së

  • Vendosja e mallrave në mënyrë të rregullt dhe të organizuar në raftet dhe zonat e depo-së.
  • Sigurimi i një hapësire efikase dhe të sigurtë për lëvizjen e mallrave dhe punën e stafit të depo-së.
  • Ruajtja e mallrave të ndjekura me kujdes për të parandaluar dëmtimin ose humbjen e tyre.

Përgatitja dhe Dërgimi i Porosive

  • Përgatitja e porosive për dërgesat e klientëve sipas udhëzimeve dhe standardeve të kompanisë postare.
  • Etiketimi dhe paketimi i saktë i dërgesave për të siguruar mbrojtjen dhe integritetin e mallrave.
  • Dërgimi i dërgesave me kujdes dhe saktësi në mënyrë që të arrinë destinacionin e duhur brenda afateve të caktuara.

Menaxhimi i Returit (ritrajtimit) dhe Kthimit të Mallrave

  • Pranimi dhe menaxhimi i mallrave të kthyer nga klientët ose dërgesat e kthyera.
  • Kontrollimi i kushteve të mallrave të kthyer dhe vendosja e tyre në procesin e rimbushjes ose rivendosjes në inventar.

Siguria dhe Rregullat e Depo-së

  • Respektimi dhe zbatim i rregullave të sigurisë në depo për të parandaluar aksidentet dhe dëmet materiale.
  • Përdorimi i pajisjeve të sigurisë si kasketa mbrojtëse, doreza etj., kur është e nevojshme.

Përfitimet:

  • Pagë të volitshme
  • Orar i regullt i punës
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kërkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit të për të cilin aplikoni
  3. Përparsi kanë depoistët me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Linku për aplikim:

PRISHTINË:

https://avehr.com/npost/depoist-prishtine/apply/63e0f0b29eca6d55b7f7611ed7eee369

Kanale tjera të aplikimit:

https://nposta.com/apliko-per-pune/  , ose direkt në emailin: [email protected]  duke shënuar pozitën për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.


Konkurs për POSTIER

KAMENICË (1)

Përshkrimi i vendit të punës:

Ju do të punoni si postier në shpërndarje të dërgesave postare, pako, kartela bankare.

Përveç pagës bazë si dhe kompenzimit për cdo dërgese të suksesshme ne gjithashtu ofrojmë edhe bonuse bazuar në nivelin e dërgesave që dorëzoni si dhe e cmojmë lojalitetin ndaj kompanisë duke rritur pagën baze çdo vit. Në NPOST do të punoni në shpërndarje të dërgesave të kompanive më me renome në botë si dhe bankave më të mëdha në Kosovë duke ofruar stabilitet dhe punë afatgjatë.

Gjatë punës fillestare do të kaloni në një proces trajnimi 2 ditor mbi komunikimin me klientët, përdorimin e aplikacionit të posteriëve, rritjen e efikasitetit si dhe si të bëheni postier i suksesshëm.

Përfitimet:

  • Veturën per pune të cilën e përdor për vajtje-ardhje në depo
  • Pagë të volitshme
  • Bonus në cdo porosi
  • Orar i regullt i punës
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë
  • Numër të bollshëm të dergesave
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kerkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit të Kamenicës apo Gjilanit
  3. Përparsi kanë postierat me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Linku për aplikim:

KAMENICË:

https://avehr.com/npost/postier-kamenice/apply/b7b277565ac3214902fff77c027bf9b9

Kanale tjera të aplikimit:

https://nposta.com/apliko-per-pune/  , ose direkt në emailin: [email protected] duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.