Depoist
Data e publikimit
23-04-2024
Data e perfundimit
15-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Konkurs për vende të lira pune
Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:
- Pozita: Depoist – PAGA FILLESTARE NETO 535.00€
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të bëjë ngarkim – shkarkimin e mallrave
- Të vendos mallin në hapësirat e duhura sipas specifikave të mallit në mënyrë fizike apo makineri adekuate në vendet e duhura
- Mallin e pranuar e kontrollon, në rast dëmtimi e informon Menaxherin
- Të pranoj faturat dhe të përgatit porositë për daljen e mallit nga depo
- Ngarkon kamionët për dërgim të porosive dhe bënë liferimin e mallit në pikat e paracaktuara
- Kujdeset për mirëmbajtjen e depos
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit
Kualifikimet:
- Përvojë së paku 2 vite në pozitë të ngjashme
- Aftësi të mira komunikuese dhe planifikuese
- Diplomë të shkollës së mesme
- Patentë shoferin e kategorisë B
- I gatshëm për pune ekipore
Konkursi është i hapur deri me 15 maj 2024.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në duke cekur pozitën që aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në e-mail adresën zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar.
Vetëm kandidatët te cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.