Depoist
Data e publikimit
30-11-2023
Data e perfundimit
27-02-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
FERA NOVA LIGHT është përfaqësuese e dy brendeve europiane NOVALED dhe NOVA LIGHT, veprimtaria e së cilës është shitja e produkteve të ndriçimit me pakicë dhe shumicë. Kompania është në treg tashmë që 10 vite dhe numëron mbi 100 pika bashkëpunuese në të gjithë territorin e Kosovës.
FERA NOVA LIGHT hap konkursin për plotësimin e pozitës për:
- Depoist
Detyrat:
- Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në cdo rast që ka furnizime të reja
- Rëndit mallrat brenda në magazinë para dhe pas shkarkimit të kamionëve
- Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e caktuara, duke respektuar karakteristikat e secilit dhe kushtet e magazinimit të tyre
- Ndihmon shoferet për ngarkimin e mallrave kur dërgesat bëhen me automjetet e kompanisë
- Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit të tyre
- Kujdeset për ambient pune të pastéer dhe të sigurtë
- Performon aktivitete të ngjashme
- Përparësi kanë personat që kanë njohuri të ndriçimit.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit Apliko Këtu ose numrit të telefonit +38344651152