Depoist (2)
Data e publikimit
28-05-2025
Data e perfundimit
15-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KONKURS PUNE
Pozita: Depoist
Lokacioni: Prishtinë
Kompania: El Tech LLC
Numri i pozitave: 2
Kompania El Tech LLC shpall konkurs për dy (2) pozita të lira në departamentin e logjistikës dhe depozitimit, me qëllim të zgjerimit të stafit dhe rritjes së efikasitetit operacional.
Kërkesat e përgjithshme:
- Përvojë e mëparshme pune si depoist (e domosdoshme);
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të materialeve në depo;
- Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur;
- Përgjegjësi, saktësi dhe përkushtim në punë;
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit (përbëjnë përparësi);
- Njohja e pajisjeve elektrike është kërkesë thelbësore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi, sistemimi dhe shpërndarja e mallrave në depo;
- Mbajtja e evidencës së saktë për hyrje-daljet e produkteve;
- Kontrolli i stokut dhe përgatitja e raporteve periodike;
- Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe higjienës në depo.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar;
- Dëshmi për përvojën e punës si depoist;
- Referenca (nëse ka).
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose duke dërguar dokumentet në emailin: [email protected]
Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin: 048 700 090
Afati i fundit për aplikim: 15.06.2025
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.