www.ofertapune.net Depoist | PunaIme

Depoist

Kompania

Castrol

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-06-2022

Data e perfundimit

17-06-2022

Lloji i orarit

Full Time

Doni të punoni në një ambient të bukur, me standarde Evropiane dhe me produkte premium, atëherë  mos hezitoni të aplikoni në pozitën e hapur të OIL KS SH.P.K, distributor i produkteve të brendit CASTROL  Gjerman në Kosovë, ju mirëpresim.

Depoist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen pranimin e mallit në depo, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas procedurave
  • Kontrollon mallin e pranuar/shkarkuar, konkrektisht sasinë, cilësinë, dhe identifikon cdo dëmtim të mallit dhe informon menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
  • Angazhohet në punët dhe aktivitetet e përditshme në depo
  • Mbanë përgjegjësi për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standardeve të përcaktuara
  • Bënë vendosjen e mallit në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo me makineri adekuate
  • Përcjell dhe angazhohet në shpërndarjen në kohë të porosive
  • Mirëmban regjistrat, raporton informatat përkatëse, si dhe bën përgaditjen e dokumentacionit të nevojshëm
  • Organizon dhe angazhohet në ciklin e rregullt të numërimit të stokut.
  • Mbanë përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo
  • Angazhohet për përmirësimin dhe mbarëvajtjen e proceseve në depo
  • Kryen detyra tjera të kërkuara nga menaxheri sipas nevojës

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë punë në depo
  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme
  • Njohuri dhe përvojë në përdorimin e pironierit
  • Njohuri në përdorimin e produkteve të MS Office
  • Aftësi të mira organizative dhe të komunikimit
  • Aftësi për tu adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës
  • Patent shoferi: Kategoria B, C1 – preferohet