www.ofertapune.net Copywriter | PunaIme

Copywriter

Kompania

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-07-2024

Data e perfundimit

20-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shpall konkurs

për  Copywriter

(gjysëm orar/ 20 orë në javë)
    Fillimi i punës: 01/08/2024

KUSH JEMI NE?

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson mbi 200 kompani anëtare, të cilat në total punësojnë mbi 40 000 punonjës. Oda këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjerë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes në të dyja vendet. Meqënëse OEGJK është në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, ne si organizatë luajmë një rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët tanë.

ÇFARË DO TË BËNI ÇDO DITË?

  • Shkrimi i teksteve në gjuhën shqipe dhe angleze/gjermane në formate të ndryshme, të përshtatshme për rrjetet sociale të OEGJK.
  • Krijimi i dizajneve për postimet në rrjetet sociale.
  • Mirëmbajtja e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn)
  • Punon ngushtë me ekipin.
  • Krijimi i audiencave sipas tematikave të postimit. 
  • Përgatitja e teksteve për newsletter/buletinin e OEGJK-së.
  • Redaktim dhe rishikim i teksteve që pranon nga kolegët.
  • Përgatitja e komunikatave për shtyp. 
  • Dizajnim i templateve të reja sipas nevojës së eventeve.

ÇFARË TË BËN TY NJË SUPER KANDIDAT/E?

  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në menaxhim dhe krijim të kontenteve në rrjetet sociale (Facebook, LinkedIn, Instagram)
  • Je detajist/e dhe di të tërheqësh publikun me shkrimet e tua.
  • Ke përvojë profesionale në përdorimin e programeve relevante për krijim kontenti dhe dizajni (Adobe Photoshop, Adobe Illustarator, Canva)
  • I/e diplomuar në Marketing, Dizajn Grafik, Gazetari dhe Komunikim. 
  • Vet-iniciativë, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Flet dhe shkruan bukur shqip dhe anglisht. Gjuha gjermane është përparësi.

ÇFARË OFROJMË NE:

  • Ambient atraktiv dhe modern i punës, në qendër të Prishtinës.
  • Sigurim shëndetësor për ty dhe familjen tënde.
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional.

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE:

  • Ne jemi një punëdhënës që vlerëson lojalitetin, kolegjialitetin dhe punën në ekip.
  • Ne jemi një organizatë agile, me kulturë të hapur për feedback. Rezultatin e punës e masim kundrejt vlerave që kemi në organizatë, e ato janë: integriteti, mirësjellja, përgjegjësia dhe sinqeriteti.
  • Ne jemi organizatë dinamike që i përshtatet kërkesave dhe nevojave të anëtarëve.
  • Tek ne çdo punonjës vepron në mënyrë të pavarur.
  • Ne i mirëpresim idetë e reja dhe i zhvillojmë ato më tutje.
  • Ekipet tona janë ndërdisiplinore, rrjetëzimi është shumë i rëndësishëm për ne.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një portofolio të punëve tuaja bashkë me CV përmes Butonit “Apliko Këtu”  deri më 14/07/2024
Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?