Content Writer & Marketing focus on Visual Design
Data e publikimit
16-01-2025
Data e perfundimit
14-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Pozita: Content Writer & Marketing focus on Visual Design
Për të forcuar ekipin tonë, po kërkojmë një Specialist të Shkrimit të Përmbajtjes (Content Writer), që është po aq i aftë në krijimin e teksteve sa edhe në dizenjimin vizual. Do të krijosh përmbajtje tërheqëse dhe do ta vizualizosh atë në mënyrë që të përputhet me imazhin dhe vlerat e kompanisë tonë.
Detyrat Tuaja:
- Do të shkruani tekste bindëse dhe frymëzuese për kanalet tona digjitale.
- Do të jeni përgjegjës për krijimin e grafikave për postime.
- Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipet e tjera për të realizuar projektet brenda afateve.
Profili Juaj:
- Keni një sens të fortë për dizajnin dhe mund të krijoni përmbajtje vizuale që janë estetike dhe funksionale.
- Keni një kuptim të thellë të identitetit dhe siguroheni që përmbajtja dhe dizajni të jenë në harmoni me të.
- Keni njohuri dhe jeni të aftë në përdorimin e softuerëve të projektimit si p.sh:
- Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign)
- Canva (për krijimin e grafikave të shpejta dhe të thjeshta)
- Figma ose Sketch (për dizajnin e faqeve dhe UI)
- Adobe XD ose mjete të ngjashme (për prototipim dhe dizajn)
- Njohuri themelore të HTML/CSS (përparësi)
- Jeni krijues, të detajuar dhe punoni në mënyrë të pavarur dhe të strukturuar.
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur (përparësi)
Ne ofrojmë:
- Mjedis pune krijues dhe fleksibël.
- Mundësinë për të kontribuar në krijimin e drejtimit vizual dhe tekstual të një kompanie në rritje.
- Mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim në një ekip inovativ.
- Kulturë e hapur dhe bashkëpunuese.
Jeni gati të kontriboni në ekipin tonë?
Nëse po, aplikoni direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose dërgoni CV-në dhe letrën tuaj të motivimit në [email protected] dhe na shpjegoni pse ky rol është i përshtatshëm për ju.
Orientimi ndaj klienteve tonë dhe humanizmi janë në qendër të filozofisë sonë të korporatës.