Content Creator
Data e publikimit
10-03-2025
Data e perfundimit
24-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
SHPALLJE PUNE
Pozita: Content Creator
Kompania Pro Home Design është në kërkim të stafit energjik dhe ambicioz për të arritur sukses në shitjen e mobilierisë dhe zhvillimin e biznesit në tregun e Republikës së Kosovës.
Përmbledhje e Pozicionit:Aktualisht po kërkojmë një Content Creator i cili do të jetë përgjegjës për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e përmbajtjes kreative për platforma të ndryshme dixhitale për firmën tonë. Ky rol përfshin hartimin e teksteve tërheqëse, krijimin e imazheve dhe videove, si dhe optimizimin e përmbajtjes për rritjen e angazhimit të audiencës
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale, webfaqe email marketing dhe platforma të tjera;
- Planifikimi dhe ekzekutimi i strategjive në përputhje me objektivat e kompanisë;
- Hulumtimi dhe ndjekja e trendeve të industrisë për të sjellë ide të reja dhe kreative;
- Prodhimi dhe editimi i videove, imazheve dhe infografikëve për të rritur angazhimin e ndjekësve;
- SEO & marketingu përmbajtjes për të rritur dukshmërinë e faqes në Google, Linkedin, Instagram, Tiktok, Facebook etj;
- Analizimi i performancës së përmbajtjes dhe përshtatja e strategjive bazuar në të dhëna dhe feedback;
- Vetëiniciativë për sugjerime dhe përmirësime të marketingut varësisht nga trendet aktuale;
- Fotografimi i produkteve te kompanise dhe editimi i tyre
- Detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi;
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në krijimin e përmbajtjes (shkrim, video, dizajn grafik);
- Njohuri të mira të platformave si Instagram, Facebook, TikTok, YouTube, LinkedIn etj;
- Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim kreativ;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Njohuri të mjeteve të editimit si Adobe Photoshop, Canva, Illustrator ose mjete të tjera të ngjashme;
- Aftësi në fotografim dhe editim;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar shumë projekte njëkohësisht;
- Njohuri mbi SEO dhe strategjitë e marketingut të përmbajtjes;
- Fleksibilitet dhe kreativitet për të krijuar përmbajtje tërheqëse dhe inovative;
Çfarë Ofrojmë:
- Mundësia për të punuar në një ambient kreativ dhe dinamik;
- Hapësirë për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë;
Nëse jeni një Content Creator i motivuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në butonin “Apliko Këtu” ose në [email protected] deri më 24.03 2025.