www.ofertapune.net Content Creator & Senior / Junior Graphic Designer | PunaIme

Content Creator & Senior / Junior Graphic Designer

Kompania

Shift Agency

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-06-2024

Data e perfundimit

09-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

SHIFT Agency është në kërkim për dikë që ka pasion për punën dhe është kreativ.

1x Content Creator kreativ që ka pasion për të shkruar dhe për të punuar konceptualisht mbi materialet e marketingut, TV reklamave, prezantimeve dhe kontentit të mediave sociale me një frymë të trendeve të fundit.

Si një content creator kreativ, nga ju kërkohet:

  • Konsistencë në ide dhe shkrime kreative.
  • Shpejtësi dhe besueshmëri, veçanërisht nën presion.
  • Menaxhim i projekteve të shumta në të njejtën kohë.
  • Të bëj planin mujor të kontetit për klientët e caktuar.
  • Pasion për të shkruar në mënyrë kreative, qartë dhe kuptueshëm për një audiencë të gjerë.
  • Aftësi për të pranuar dhe për zhvilluar versione të ndryshme kur kërkohet.
  • Të konceptoj dhe realizoj reels për rrjete sociale me telefon.

Kualifikimet:

  • 2-3 vite eksperiencë si content creator kreativ
  • Aftësi për të krijuar dhe paraqitur ide frymëzuese
  • Njohuri për mediat sociale dhe dashuri për kulturën, sportin dhe trendet e fundit
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese

1x Senior Graphic Designer dhe 1x Junior Designer të cilët kanë përvojë dhe kanë një portfolio që tregon pasionin për dizajnin, ilustrimet dhe tipografinë dhe kanë aftësi për të ideuar konceptualisht dhe vizualisht materiale të ndryshme të marketingut, prezantimeve dhe kontentit të mediave sociale me trendet e fundit.

Si një Graphic Designer, nga ju kërkohet:

  • Dizajnimi i materialeve për kampanja të ndryshme për kanale të ndryshme të komunikimit.
  • Bashkëpunim me ekipin për të siguruar konsistencën e dizajneve në mediat e ndryshme.
  • Shpejtësi dhe punë nën presion.
  • Menaxhimi i kohës për të përfunduar në kohë projektet e caktuara.
  • Pasion për të punuar në mënyrë kretative duke ndjekur trendet dhe standardet e industrisë.
  • Aftësi për të pranuar dhe zhvilluar versione të reja kur kërkohet.

Kualifikimet:

  • 2-4 vite eksperiencë pune në agjension të marketingut.
  • Aftësi të shkëlqyera në Adobe Creative Suite.
  • Komunikim të shkëlqyer dhe mendim konceptual.
  • Një portfolio kreative.

Nëse po ju duket interesante, ne mezi presim të shohim aplikimin tënd!
Dërgoni CV tuaj në [email protected] deri më 11 Korrik 2024