www.ofertapune.net Content Creator | PunaIme

Content Creator

Kompania

Minna Fashion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-05-2025

Data e perfundimit

05-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Content Creator 

Kompania Minna Fashion eshte ne kerkim te nje stafi ambicioz per te arritur sukses ne rrjete sociale duke vendosur permbajtje qe paraqesin brandin ton ne menyren me te mire ne tregun nderkombtar.

Përshkrimi i punës: Si CONTENT CREATOR, ju do të jeni përgjegjës për planifikimin, krijimin dhe postimin e përmbajtjes në platformat tona të rrjeteve sociale sociale, duke përfshirë Instagram, TikTok, Facebook dhe Pinterest. Ju do të punoni ngushtë me ekipin e marketingut me qellim qe te arrihen targetet e vendosura. Ky pozicion kërkon kreativitet, një sy të mprehtë për estetikën vizuale dhe një kuptim të thellë të veçorive unike të secilës platformë.

Pozita: Content Creator

Lokacioni: Prishtine

Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijoni përmbajtje origjinale, me cilësi të lartë, të përshtatura për Instagram, TikTok, Facebook dhe Pinterest, duke përfshirë foto, video, reels.
  • Bashkëpunoni me ekipin e marketingut për të zhvilluar një strategji përmbajtjeje që përputhet me brandin tonë dhe qëllimet e marketingut.
  • Te ndjekni trendet ne keto rrjete sociale si dhe ti njohim veqorite e seciles platforme.
  • Analizoni matjet e performancës (pëlqimet, komentet, shperndarjet, etj.) për të vlerësuar suksesin e përmbajtjes dhe për të optimizuar përmbajtjen e ardhshme.
  • Te jeni te gatshem per organizimin e eventeve te ndryshme sikur photoshoting, bashkpunime, si dhe evente me rendsi per brandin.

Kualifikimet:

  • Te jete kreativ/e dhe i/e adaptueshëm ne rrethana te ndryshme ne pune.
  • Përvojë pune ne poziten e content creator.
  • Te njoh perdorimin e ketyre rrjeteve sociale Instagram, Facebook, Tiktok, dhe Pinterest.
  • Te njoh perdorimin e applikacioneve sikur Capcut, adobe premiere(opsionale), Lightroom si dhe aplikacione tjera foto dhe video edituese.
  • Te jete i/e motivuar qe te shtyj ne realizimin e projekteve me qellim te arritjes se targeteve.
  • Te jete i/e hapur per bashkpunim ne ekip.

Kushtet e punes:

  • Paga konkurruese.
  • Orari: 09:00-17:00 / e hane – e premte

Nese jeni te interesuar ju mund te aplikoni permes butonit “Apliko Këtu” ose duke derguar Email ne [email protected] ose permes telefonit 048801074.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?