www.ofertapune.net CFO / Drejtor Financiar | PunaIme

CFO / Drejtor Financiar

Kompania

Reforma

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-04-2025

Data e perfundimit

10-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

KONKURS PUNE

Pozita: CFO / Drejtor Financiar
Vendi i punës: Reforma Automotive
Afati për aplikim: 05/05/2025

Përshkrimi i pozitës:
Reforma Automotive, një kompani lidere në sektorin automobilistik, shpall konkurs për pozitën CFO / Drejtor Financiar. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe operativ të funksioneve financiare të kompanisë, përgatitjen e raporteve financiare, analizat e performancës ekonomike, si dhe mbikëqyrjen e buxhetit dhe planeve afatgjata.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë financiare të kompanisë
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore për të gjitha bizneset që janë pjesë e kompanisë
  • Menaxhimi i buxhetit dhe kontrolli i shpenzimeve për të gjitha bizneset që janë pjesë e kompanisë
  • Monitorimi i rrjedhës së parasë (cash flow) dhe sigurimi i likuiditetit për të gjitha bizneset që janë pjesë e kompanisë
  • Përcaktimi i objektivave financiare dhe analiza e rreziqeve
  • Bashkëpunimi me auditorë të jashtëm dhe të brendshëm
  • Udhëheqja dhe zhvillimi i ekipit financiar
  • Këshillimi i Bordit dhe CEO-s për çështje financiare dhe investime

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme (preferohet master)
  • Minimum 5 vite përvojë pune në pozita të larta menaxheriale në sektorin financiar
  • Njohuri të avancuara në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit 
  • Aftësi të forta analitike, strategjike dhe menaxheriale
  • Njohuri të mira në përdorimin e softuerëve financiar dhe Excel-it
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup

Çfarë ofron kompania:

  • Ambient profesional dhe dinamik
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë
  • Pagesë konkurruese dhe benefite të tjera

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese në emailin: [email protected]

Me titullin e emailit: Aplikim për pozitën CFO – Emri Mbiemri