Call Center Agent
Data e publikimit
18-12-2024
Data e perfundimit
16-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Mbështetje e Konsumatorëve, Call Center
Konkurs Pune: Call Center Agent
Kompania: Dyqani.com
Lokacioni: Rruga e Zagrepit,Prishtinë
Afati i aplikimit: 10.12.2024
Dyqani.com shpall konkurs për pozicionin Call Center Agent, me fokus në komunikimin me klientë në gjuhën gjermane ose angleze.
Përgjegjësitë kryesore:
- Realizimi i thirrjeve hyrëse dhe dalëse me klientë.
- Anketime dhe sondazhe për nevojat e klientëve.
- Prezantimi dhe shitja e shërbimeve të ndryshme të ofruara nga kompania.
- Sigurimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientët, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me ta.
- Raportimi dhe dokumentimi i rezultateve të thirrjeve në sistem.
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane ose angleze (e preferuar niveli B2/C1).
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
- Eksperienca e mëparshme në Call Center është përparësi, por nuk është e detyrueshme.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe sistemeve CRM (e preferuar).
Çka ofrojmë ne:
- Pagesë konkurruese dhe bonuse për performancë.
- Trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme.
- Ambient pune dinamik dhe miqësor.
- Mundësi për rritje profesionale brenda kompanisë.
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në emailin: [email protected]
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një kompanie në rritje të vazhdueshme!