Business Analyst
Data e publikimit
29-11-2022
Data e perfundimit
26-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
POZITA: Business Analyst
REFERENCA: MC-014/08-21
QYTETI: Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Jemi në kërkim të një kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Business Analyst, për të ju bashkangjitur ekipit të klientit tonë Melita&Partners pasi stafi i tyre i mrekullueshëm po rritet me hapa të mëdhenj dhe do të ketë nevojë për ndihmë shtesë. Melita & Partners është një kompani lokale e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare, të kontabilitetit dhe planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (ERP) në tregun vendas. Zgjidhjet e kompanisë ofrohen përmes platformave të njohura botërore si QuickBooks dhe Xero për të cilat kompania është rishitëse e autorizuar.
PËRGJEGJËSITË:
- Mbledh dhe analizon kërkesat e biznesit dhe të klientëve duke përdorur metoda të strukturuara si diagramet e ndryshme të biznesit etj.
- Bënë pranimin e të dhënave, bartjen e listave, bartjen e saldove dhe regjistrimin e të dhënave në sistem.
- Në rast nevoje ofron asistencë teknike te klientët për ti zgjedhur problemet që ata hasin gjatë përdorimit te softuerit.
- Kryen “gap analysis’ në vlerësimin e paketave softuerike aplikative dhe bënë rekomandime për menaxhmentin
- Bënë hulumtimin e ndonjë moduli shtesë për kërkesa specifike të klientëve në industri specifike.
- Jep inpute te kompania partnere që zhvillon aplikacionet për produktet apo funksionet e reja.
- Teston ato produkte apo funksione të reja nese i plotësojnë kërkesat për zgjidhjen e problemit te klientit.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë e nivelit bachelor në Fakultetin Ekonomik, Shkenca Kompjuterike apo relevant me pozitën.
- Së paku 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme.
- Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office & Visio dhe softuerëve financiarë QuickBooks, Xero, Sage, Navision ose të ngjashme.
- Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve.
- Aftësi për te qenë proaktiv në hulumtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve kreative.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën angleze dhe shqipe.
- Ambicie për edukim të vazhdueshëm në teknologji dhe sisteme.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga atraktive.
- Orari i punës prej 08:00 deri 16:30, nga e hëna deri të premten.
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
- Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 13.12.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.