www.ofertapune.net Brend Menaxher, Supervisor për Horeca, Supervisor për Merchandising | PunaIme

Brend Menaxher, Supervisor për Horeca, Supervisor për Merchandising

Kompania

Vitaminka Trade

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-05-2025

Data e perfundimit

29-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

  1. Brend Manaxher

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon strategji të brendit  dhe menaxhon imazhin e saj në treg;
  • Planifikon dhe realizon fushata marketingu për promovimin e produkteve;
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe sjelljen e konsumatorit;
  • Koordinon me ekipin e shitjes dhe distribuimit për të rritur praninë e brenditë.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në pozitë të ngjashme është përparësi;
  • Aftësi të forta analitike dhe komunikuese;
  • Kreativitet dhe përkushtim në ndërtimin e imazhit të brendit.
  1. Supervisor për Horeka (Hotele, Restorante, Kafene)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon klientët në sektorin Horeka dhe zhvillon marrëdhënie të reja;
  • Koordinon aktivitetet e shitjes dhe shpërndarjes në këtë sektor;
  • Siguron respektimin e politikave të kompanisë në terren;
  • Monitoron performancën dhe raporton rezultatet mujore.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në menaxhim shitjesh ose Horeka;
  • Patentë shoferi kategoria B;
  • Aftësi të shkëlqyera menaxhimi, negocimi dhe komunikimi;
  • Të jetë i gatshëm për punë dinamike në terren.

Supervisor për Merchandising

 Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe koordinon aktivitetet ditore të ekipit të merchandiser-ëve në terren;
  • Siguron zbatimin e standardeve të kompanisë për ekspozimin e produkteve në pikat e shitjes;
  • Ndjek dhe raporton performancën e ekspozimit dhe vendosjes së produkteve sipas planogramave;
  • Komunikon me distributorët dhe shitësit për të siguruar prezencën optimale të produkteve në treg;
  • Trajnon dhe mbështet ekipin për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme në merchandising ose menaxhim të shitjes (minimum 2 vite është përparësi);
  • Patentë shoferi – kategoria B;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe lidershipi;
  • Gatishmëri për punë dinamike në terren.

Lokacioni i punës: Preoc, lagjja Marigona Residence, 10500 Graçanicë dhe në terren

Aplikimi: Dërgoni CV-në përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 29.06.2025

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?