www.ofertapune.net Brand Manager | PunaIme

Brand Manager

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-05-2024

Data e perfundimit

04-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar  dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na  bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. 

Shpallim konkurs për: 

BRAND MANAGER 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Përgjegjës për arritjen e objektivave të caktuara dhe komunikimit me partner; 
  • Asiston në udhëheqje të ekipës dhe koordinim të punëve; 
  • Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe  strategjive; 
  • Planifikon, realizon buxhetin dhe asiston në aktivitetet e duhura që ndihmojnë vendosjen e produktit  në treg; 
  • Ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon rritjen e kërkeses nga konsumatorët; 
  • Përgadit raporte të caktuara për brendin duke përfshi aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e shitjës; 
  • Mbikëqyrë shitjën dhe analizon tregun konkurrues. 

Kushtet e përgjithshme: 

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme apo në kozmetikë; 
  •  Preferohet shkollim i lartë professional; 
  •  Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike  të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.); 
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi; 
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi; 
  • Patent shofer kat: B; 
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup; 

Procedura e Aplikimit: 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:  [email protected] 

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur  pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. 

Migros Group 
Zona industriale 4, 12000  
Prishtinë, Kosovë