Bashkëpunëtor në Departamentin e Shitjes
Data e publikimit
05-04-2023
Data e perfundimit
02-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Bashkëpunëtor në Departamentin e Shitjes
Kush jemi ne?
Rinjë
- 71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
- Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
- Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Orari fleksibël i punës gjatë javës;
- Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
- Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
- Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
I raporton Menaxherit të Njësisë dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Zbaton procedura, detyra dhe aktivitete në lëminë e punës;
- Ofron mbështetje operacionale dhe administrative;
- Merr pjesë në përgatitjen e raporteve;
- Përgatit të dhëna dhe i fut ato në system;
- Përgatit dokumentacionin në lëminë e punës;
- Arkivon dokumentacionin;
- Kryen çfarëdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet?
- Njohuri të shkëlqyeshme për: Regjistrimin e të dhënave, dokumenteve; hartim të raporteve dhe raportim; aftësi për t’i kuptuar detajet dhe informacionet sensitive në kuadër të lëmisë së punës.
- Njohuri të shkëlqyeshme të Pakos MS Office.
- Aftësi në punë ekipore.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 11.04.2023
Apliko këtu