www.ofertapune.net Bashkëpunëtor Ligjor, Praktikant | PunaIme

Bashkëpunëtor Ligjor, Praktikant

Kompania

Koci & Vokshi

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-02-2024

Data e perfundimit

10-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

KONKURS PUNËSIMI

“Koci & Vokshi” është Shoqëri e Avokatëve që u ofron një gamë të gjerë të shërbimeve juridike shumë klientëve vendorë dhe të huaj, veçanërisht në fushën tregtare, korporative, energjetike, tatimore, bankare, të drejtën e punës si dhe në fushën penale. Shoqëria e Avokatëve Koci & Vokshi ka kënaqësinë të njoftojë gjithë të interesuarit se aktualisht jemi duke kërkuar dy (2) bashkëpunëtorë për pozitat e mëposhtme:

  • Një Bashkëpunëtor Ligjor

Roli
Bashkëpunëtori Ligjor ka rol të rëndësishëm në kryerjen e hulumtimeve dhe hartimin e dokumenteve ligjore, si dhe ofrimin e mbështetjes për avokatët e Shoqërisë në përgatitjen e çështjeve dhe përfaqësimin e klientëve, duke kontribuar në funksionimin e përgjithshëm dhe suksesin e firmës. Bashkëpunëtori Ligjor ka mundësinë të jetë pjesë e një ambienti shumë dinamik dhe të ketë ekspozim të jashtëzakonshëm profesional.

Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Kryerjen e hulumtimeve ligjore dhe hartimin e shkresave apo memorandumeve ligjore dhe opinioneve për tema të ndryshme, duke përfshirë por pa u kufizuar të drejtën biznesore, korporative, penale, të punës etj.;
  • Asistimin e bashkëpunëtorëve tanë të lartë në përgatitjen e kontratave tregtare dhe dokumenteve të ndryshme të transaksioneve;
  • Ndihmën në përgatitjen e dokumenteve ligjore si kontratat, marrëveshjet dhe dokumentet e tjera gjyqësore apo jashtëgjyqësore;
  • Sigurimin e mbështetjes për bashkëpunëtorët e lartë dhe avokatët në përgatitjen e parashtresave gjyqësore dhe në çështjet gjyqësore;
  • Asistimin e klientëve në procesin e aplikimit për marrjen e regjistrimit, licencave dhe lejeve të punës nga autoritetet vendore;
  • Punë të tjera profesionale apo administrative, të kërkuara nga avokatët e Shoqërisë.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare të fakultetit juridik. Diploma Master është përparësi;
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale;
  • Provimi i jurisprudencës është përparësi;
  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
  • Shkathtësi të larta sociale, komunikative, organizative dhe vetiniciativë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi bashkëpunues;
  • Aftësi për të punuar nën presion me një shkallë të lartë të vëmendjes ndaj detajeve; prioritizimin dhe menaxhimin efektiv të ngarkesës së punës dhe respektimin e afateve.

Një Praktikant

Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Kryerjen e hulumtimeve ligjore, duke analizuar ligjet, rregulloret dhe praktikën gjyqësore;
  • Përgatitjen dhe hartimin e drafteve preliminare të dokumenteve ligjore, përfshirë shkresat gjyqësore, kontratat dhe/apo shkresa të tjera sipas kërkesës së klientëve;
  • Sigurimin e mbështetjes administrative për bashkëpunëtorët dhe avokatët, përfshirë këtu mirëmbajtjen e dosjeve të rasteve, duke u siguruar që ato të jenë të përditësuara dhe të mirëorganizuara.

Kualifikimi dhe aftësitë:

  • Aktualisht student i nivelit Master ose i/e sapodiplomuar;
  • Aftësi të mira hulumtuese, analitike, organizative dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.

Për të aplikuar si Bashkëpunëtor Ligjor, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj si dhe një letër motivimi në gjuhën angleze së bashku me dokumentet që mbështesin aplikimin tuaj deri më 11 Shkurt 2024 në: [email protected], me subjekt “Aplikimi për Bashkëpunëtor Ligjor”.

Për të aplikuar si Praktikant, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj si dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe së bashku me dokumentet që mbështesin aplikimin tuaj deri më në 11 Shkurt 2024[email protected], me subjekt “Aplikimi për Praktikant”.