www.ofertapune.net Bashkëpunëtor/e në ekipin e Komunikimit në Marketing | PunaIme

Bashkëpunëtor/e në ekipin e Komunikimit në Marketing

Kompania

Ipko

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-09-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Bashkëpunëtor/e në ekipin e Komunikimit në Marketing

Bashkëpunëtori/ja në ekipin e Komunikimit në Marketing i raporton Udheheqësit të Komunikimit në Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Zbaton planin medial të fushatave komunikuese.
  • Organizon, monitoron dhe zbaton planin e shpenzimeve
  • Organizon pagesat adekuate në linjë me buxhetin e aprovuar
  • Përgatitë raportet ditore, javore dhe mujore për ekipet e marketingut

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme të pakos “Microsoft Office”;
  • Njohuri për reklamimin kreativ; njohuri për tregun e telekomunikimit dhe grupet e segmenteve;
  • Njohuri për pozicionimin e brendit;
  • Përvojë në marketing apo ngjajshëm min. 1 vit

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim 02.10.2022.