www.ofertapune.net Bashkëpunëtor/e Ligjor/e (2), Sekretare / Asistente | PunaIme

Bashkëpunëtor/e Ligjor/e (2), Sekretare / Asistente

Kompania

Gashi & Gashi Law Firm – Zyrja e Avokatit Tomë Gashi

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

Gashi&Gashi Law Office – Zyrja e Avokatit Tomë Gashi

Pozita :

 (2) Bashkëpuntor/e Ligjore

Kualifikimi :

  • Diplomë Bachelor ne Fakultetin Juridik nga një institucion i akredituar 
  • Diplomë Master nga një institucion i akredituar, është avantazh por jo obligative
  • Njohja e Gjuhes Angleze per shkrim dhe lexim 
  • Pervoje pune minimale 3-vjeçare në zyre avokatie, gjykata, prokurori apo institucione tjera.
  • Provimi I Jurispodences, është avantazh por jo obligative
  • Shkathësi të larta teknike, sociale, organizative. 

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Kërkim dhe Analizë Ligjore: Bashkëpunëtori ligjor ka detyrën të bëjë kërkime ligjore në lidhje me çështjet aktuale dhe t’i përgatisë ato për avokatin. Analiza e rasteve dhe përpunimi i informacionit ligjor janë pjesë thelbësore e punës së tyre.
  • Përgatitje Dokumentesh Ligjore: Ata mund të jenë përgjegjës për përgatitjen e dokumenteve ligjore, p.sh., shkresave, opinionet ligjore, dhe dokumentet  tjera që përdoren në procesin gjyqësor ose administrativ.
  • Komunikim me Klientët: Bashkëpunëtori ligjor mund të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me klientët për të marrë informacione, siguruar dokumentacionin e nevojshëm, dhe për të përgatitur klientët për takime me avokatin.
  • Raportim dhe Administratë: Bashkëpunëtori ligjor mund të mbajë evidencë të rasteve, të përgatisë raporte dhe të merret me punët administrative të zyrës së avokatit.
  • Bashkëpunëtori ligjor duhet të ketë njohuri solide të ligjit, aftësi të mira kërkimore dhe analitike, si dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi. Gjithashtu, ata duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të aftë për të menaxhuar detyrat e tyre mbrenda ambientit të zyrës tonë.

Oferta:

  • Pagë konkuruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë tuaja.
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
  • Ambient i përkrahur nga një ekip i përkushtuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.  

Afati i Aplikimit:  15.06.2024

Nëse jeni të interesuar për aplikim dërgoni CV përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected]

Vetëm aplikimet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistim


Gashi&Gashi Law Office – Zyrja e Avokatit Tomë Gashi

Pozita :

 (1) Sekretare/Asistente 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Administrimi i dokumentacionit ligjor dhe menaxhimi i arkivave.
  • Përgatitja e dokumenteve ligjore, letra, dhe materialeve të nevojshme për procedurat gjyqësore dhe administrative.
  • Bashkëpunimi ngushtësisht me avokatët dhe ekipin për koordinimin e takimeve, mbledhjeve dhe afateve.
  • Trajtimi i telefonatave dhe komunikimit me klientët dhe palët e tjera të interesuara.
  • Ndihma në përpilimin e raporteve dhe dokumentacionit për raste juridike.
  • Kujdesi për detyrat administrative të përditshme në zyrë.

Kualifikimet dhe Atributet:

  • Përvojë pune minimale 5-vjeçare si Sekretare/Asistente në një zyrë avokatie, Gjykatë, Prokurori apo Institucione tjera.
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit në gjuhën Shqipe dhe Angleze (të folur dhe të shkruar).
  • Aftësi të mira të komunikimit në gjuhën Gjermane dhe Serbe ( të folur dhe të shkruar).
  • Aftësi të shkëlqyera të përdorimit të programeve kompjuterike të zyrës.

Oferta:

  • Pagë konkuruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë tuaja.
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
  • Ambient i përkrahur nga një ekip i përkushtuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Nëse jeni të interesuar per aplikim dërgoni CV përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected]

Afati i Aplikimit: deri më 15.06.2024

Vetëm aplikantët e përzgjedhur për një intervistë do të kontaktohen.

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?