www.ofertapune.net Bankier Personal, Këshilltar i Klientëve / Komercialist | PunaIme

Bankier Personal, Këshilltar i Klientëve / Komercialist

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë , Prizren

Data e publikimit

24-01-2025

Data e perfundimit

01-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës

1.Bankier personal në Filialin 001 në Prishtinë ( një vend pune);

2.Këshilltar i klientëve – komercialistë në Filialin në Prizren (një vend pune, për kohë të caktuar për zëvendësim deri në kthimin e të punësuarës së caktuar nga pushimi i lehonisë).

Bankier personal në Filialin 001 në Prishtinë 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universiteti në fushën e ekonomisë, menaxhimit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Së paku 2 vit përvojë pune në Bankë;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • T’i njohë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njëkohësisht e obligueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.

 PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Është përgjegjëse për realizimin e planeve të caktuara te shitjes se pakove dhe produkteve tjera;
  • Promovimi i shërbimit te bankingut Personal, marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet dhe shërbime te cilat ofrohen nga Banka;
  • Këshilla profesionale për klientë dhe për të gjitha çështjet financiare;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Kryerja e shpejtë e shërbimeve bankare;
  • Monitorimi i portofolios së klientëve në pako dhe kualitetit te saj; 
  • Përpilimi i raporteve mujore mbi potrfolion aktive në ngarkesë [numrin e klientëve në pako, produktet kreditore etj.].
  • Informimi i klientëve për të gjitha risitë e Bankës;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës
  • Krijimi i raporteve të besueshme dhe reciproke me klientë;
  • Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës;

Këshilltar i klientëve – komercialistë 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 1 vjet përvojë pune në bankë ose institucione tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe nder-personale;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Informimi i klientëve për të gjitha llojet e shërbimeve dhe produkteve bankare;
  • Realizon kërkesat për produkte kreditore në aplikacionin e Bankës;
  • Këshillimi i klientëve lidhur me ofertat e Bankës si dhe përzgjedhja dhe shitja e produkteve që i përshtaten klientit;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Menaxhimi i të gjitha llojeve të llogarive, hapja e llogarive rrjedhëse, depozitave, kursimeve, kredive personale, kartelave kreditore, urdhëresat të përhershme, direkt debit; 
  • I pajisë klientët me shërbimet: e-banking, m-banking, sms banking etj.;
  • Kryen transaksione non-cash (transfere të mjeteve) vetëm nëse klienti nuk e ka shërbimin M-klik ose E-klik;
  • Grumbullon të dhënat afariste dhe raportet financiare mbi klientin dhe afarizmin e tij;
  • Vepron i pavarur në përpunimin e të dhënave dhe informatave afariste e financiare mbi klientin, dhe bartjen e tyre te shërbimet përkatëse të Bankës, të cilat janë të obliguara për përpunimin dhe lejimin e plasmanëve;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
  • Monitoron dhe përcjell kreditë e lejuara, përkatësisht kthimin e obligimeve të marra, me qëllim të shmangies së problemeve nga mos-përmbushja e obligimeve të marruara;
  • Përgatit raporte mbi realizimin e planeve dhe qëllimeve afariste si dhe krijon raporte ditore për numrin e llogarive të hapura dhe llogarive të mbyllura sipas llojeve rrjedhëse, TDA dhe të kursimeve;
  • Kujdeset për portofolin e depozitave të klientëve të tij;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe angazhohet në mbledhjen e depozitave në Bankë;
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 1 shkurt 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.