Avokat Shtetëror
Data e publikimit
20-11-2024
Data e perfundimit
19-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përfaqëson Avokaturën Shtetërore, në pajtim me autorizimin dhe instrukcionet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe është përgjegjës për zbatimin e detyrave të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes sa më të drejtë dhe në mënyrë ligjore, të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
- Avokati shtetëror, detyrat e veta i kryen në pajtim me dispozitat ligjore dhe me udhëzimet e dhëna nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror;
- Bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve kontaktues, u jep udhëzime adekuate profesionale, në favor të sigurimit të provave adekuate, përpilimit të shkresave adekuate (padi, përgjigje në padi, parashtresa të ndryshme etj.), përkitazi me kontestet konkrete;
- Varësisht prej situatave, në bashkëpunim me Avokatin e Përgjithshëm, mund të kërkojë, që përfaqësimet në gjykatë të bëhen së bashku me zyrtarin kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
- Propozon, te Avokati i Përgjithshëm Shtetëror dhe i përcjellë trajnimet e nevojshme për avokatë shtetëror, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar kontaktues të autoritetit publik, respektivisht të institucionit buxhetor;
- Bashkëpunon me institucione dhe autoritete publike, në funksion të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes, sa më azhure, efikase dhe profesionale të tyre, në procedura gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative;
- Propozon ndryshime dhe plotësime të dispozitave ligjore dhe nën ligjore, në drejtim të rregullimit sa më të drejtë dhe funksional të ushtrimit të funksionit të Avokatit shtetëror, nëpunësve civil dhe të stafit;
- Kryen edhe punë tjera në kuadër të kompetencave ligjore;
- Për punën e vetë i përgjigjet Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.
2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë, Fakulteti Juridik (katër vjeçar ose master), jurist i diplomuar.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale në fushën juridike, në ndonjë institucion të judikaturës, avokaturës apo në institucione tjera.
4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 03/01/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Kriteret specifike shtesë
- Kërkesat specifike: Certifikata e dhënies së provimit të jurisprudencës.
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
10. Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.