Avokat i Popullit
Kompania
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Telefoni
038/211-648
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
27/05/2020
Data e perfundimit
14-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Juridik
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall
K O N K U R S
Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.
Avokati i Popullit ka kompetencë për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik në lidhje me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.
Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.
Mandati i Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit zgjidhet për një mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejt rizgjedhjeje.
Kandidati për Avokat i Popullit duhet t’i plotësojë këto kushte:
· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
· Të ketë arsimim të lartë universitar;
· Të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;
· Të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut;
· Të mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që e zgjedhë atë apo anëtar/e i/e kabinetit qeveritar;
· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
· Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
· Letra motivuese;
· Curriculum Vitae (CV – autobiografia);
· Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
· Dëshmia për përvojën e punës;
· Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Afati për konkurrim është prej 26.05.2020, deri më 14.06.2020, deri në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217).
Me e-mail: [email protected]
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Në selinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, Prishtinë, rr. “Migjeni” nr.21 dhe në zyrat tjera.
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
Institucioni i Avokatit të Popullit – www.ombudspersonkosovo.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-648, 038/211-182 dhe +383 (0) 44 567-041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.