Avansues i Shitjes / Merchandiser (5)
Data e publikimit
30-04-2025
Data e perfundimit
01-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Avansues i shitjes – Merchandiser (5)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
- Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
- Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion
Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected]
Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Avansues i shitjes).
Konkursi do jetë i hapur deri me datë 01.06.2025.