Automekanik (3)
Data e publikimit
22-05-2025
Data e perfundimit
20-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Industria Automobilistike
Pozita e Lirë: Automekanik (3 pozita)
Lokacioni: AFE Group (ish Bosch), Bresje, Fushë Kosovë
Autoservisi ynë është në kërkim të tre (3) automekanikëve të kualifikuar dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë pasion për automjetet dhe dëshirojnë të punojnë në një ambient serioz, me kushte të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional të vazhdueshëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Diagnozimi dhe riparimi i defekteve mekanike në automjete
- Kryerja e servisit dhe mirëmbajtjes së rregullt
- Kontrollimi teknik dhe identifikimi i pjesëve që kërkojnë zëvendësim
- Përdorimi i pajisjeve moderne për diagnostikim
- Bashkëpunimi me ekipin për zgjidhje efikase të problemeve teknike
- Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në vendin e punës
Kërkesat:
- Përvojë pune në pozita të ngjashme (përparësi)
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi në punë
- Orari i punës: 08:00 – 17:00
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune sipas Ligjit të Punës në fuqi
- Pagesë konkuruese, bazuar në përvojë dhe aftësi
- Shujtë ditore të mbuluar nga kompania
- Ambient pozitiv dhe mundësi për zhvillim profesional
Nëse jeni të interesuar, ju lutem na kontaktoni permes Whatsapp ose Viber ne numrin +383 49 400 422 apo duke dërguar CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected]